Pse e ‘zhdukën’ nga publikimi online listën e zyrtarëve që nuk kanë paguar taksën e makinës?

Dje, të gjitha mediat pasqyruan rastin e mos-pagesës së taksës së makinës nga qeveritarë të lartë, deputetë e deri nga ish-mbreti. Disa e kishin dhe titull kryesor. Sot, kjo listë debitorësh është hequr nga faqja online e Drejtorisë e Shërbimit të Transportit Rrugor. Lajmin e jep portali Tema online. I vetmi që ka bërë një deklaratë e ka kërkuar ndjesë publike për këtë “shkujdesje njerëzore, siç e quan, ëshë z. Olldashi, ndërsa Presidenca e ka mohuar si fakt duke thëën se Presidenti i ka paguar detyrimet.
Zyrtarët e tjerë, kanë preferur të bëjnë veshin shurdh, çka tregon qartë moralitetin e politikës shqiptare. Madje, ndoshta dhe nën presionin e tyre, lista është hequr, duke preferuar në vend të ndjesës të zgjedhin metodën e zhdukjes së transparencës. K.C
Comments
Cuditerisht opozita nuk po

Cuditerisht opozita nuk po proteston, perse valle? Kane qene te zene me hallet e popullit e duke i bere opozite qeverise prandaj kane harruar te paguajne taksat e makines.

Po ju do ta botonit kete

Po ju do ta botonit kete liste?

apo tani qe u hoq shtroni pyetjen perse u "zhduk"

Rrugeçër!

Rrugeçër!

Ka patur shume gabime nga

Ka patur shume gabime nga mosrakordimet brenda drejtorise. Nje miku im me thoshte se i kerkonin te paguante taksa per te njejten makine qe i kishte paguar ne kohe, pasi i figuronte edhe me targat e vjetra, anipse kish dy vite nderruar.

Sa qyfyre do te kete neper qitapet e administrates klienteliste !!!

Add new comment