Do arkëtohen këto 52 milionë euro?

Postuar në 09 Janar, 2013 10:48

Një nga lexuesit e ResPublica na ka dërguar një email me tekstin e mëposhtëm: 

Sot qeveria ka marre vendim qe miratoje privatizimin e dy HEC-eve te Bistrices ne 52 milione euro.

http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=17610

Sipas vendimit, duket se ne fakt as 52 milione nuk do arketohen sepse qeveria i ka KURUM Tatim mbi Vleren e Shtuar e per pasoje ne arke do hyjne me pak.

Në datë 21 Dhjetor të vitit që sapo lamë pas, Ministria e Ekonomisë zhvilloi tenderin për privatizimin e këtyre veprave energjetike. Pas 5 dështimesh në zhvillimin e tenderit, në këtë datë METE  hapi ofertat për shitjen e shoqërive HEC Bistrica 1, Bistrica 2 dhe shoqërinë Ulëz-Shkopet, që të katërta me kapacitet rreth 80 megavat. Tenderi u zhvillua i ndarë në dy faza dhe orare të ndryshme, ku për të dyja ofertat “Kurum” ofroi rreth 110 milionë euro. Veprat janë në gjendje të mirë, sidomos dy HEC-et në jug, Bistrica I dhe Bistrica II, të cilat para tre vitesh kanë përfunduar investimin gjerman me pajisje të fjalës së fundit. A.N

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.