Përpëlitje në Ministrinë e Financave

Ministria e Financave ka dhënë dje një sinjal shumë negativ në lidhje me aftësinë e saj për të lëvruar pagesat për pagat, borxhin dhe fondet e ndihmës ekonomike. Fillimisht paraditen e djeshme nga kjo ministri u shpërnda informacioni në rrugë informale se ministri Bode, dje më datën 8 Janar kishte firmosur një urdhër për shpërndarjen e menjëhershme të fondeve për pagat, ndihmën sociale etj, ndërsa punonjësit e administratës ende nuk kanë marrë pagën e muajit Dhjetor.
Sipas informacionit të ofruar nga vetë ministria, arsyeja e vonesës lidhej me “hyrjen në fuqi” të buxhetit për vitin e ri. Por një dokument i vetë Ministrisë së Financave sugjeron se në fakt urdhri për lëvrimin e fondeve është dhënë që më datën 3 Janar, pra gjashtë ditë më parë, por deri më sot asnjë prej afro 88 mijë punonjësve të administratës nuk është paguar. Si shpjegohet një vonesë e tillë?
Në fakt rezulton se që prej datës 3 janar kur është firmosur ky urdhër, Drejtoria e Thesarit në këtë ministri ka lëvruar disa mandat-pagese në një vlerë të konsiderueshme për disa kompani private dhe ente shtetërore. Janë kryesisht pagesa që sipas tabelës së paraqitur nga Drejtoria e Thesarit i dedikohen detyrimeve të vitit të kaluar. Nga ana tjetër sërish Ministria e Financave ka bërë dje një lëvizje të rëndësishme dhe domethënëse duke realizuar tenderin e shitjes së Bonove të Thesarit dhe duke rritur borxhin e brendshëm në shumën e 195 milionë eurove. E.Sh.
Më shumë:
http://gazetadita.al/90-mije-punonjes-te-administrates-pa-rr...
Add new comment