Letër Berishës: Keni fyer më idealistët e historisë së kombit

I nderuar z. Sali Berisha, Kryeministër i sotëm i Shqipërisë, në fjalën tuaj që mbajtët në përurimin e përmendores së Ahmet Zogut të I, ish Mbretit të Shqipërisë, ju i quajtët kundërshtarët e tij të vitit 1924, “nje grusht aventurierësh që organizuan kundër tij grushtin e shtetit”. Ju duhet ta dini fort mirë se Fan S. Noli, Luigj Gurakuqi, Padre Gjergj Fishta, Stavro Vinjau, Shefqet Korca, Bajram Curri me shokë, që vepronin në atdhe dhe Faik Konica me shokë që vepronin në SHBA, etj, etj, të cilët në vitin 1924 ishin kundërshtarë të Ahmet Zogut e të Xhafer Ypit me shokë, nuk ishin aspak aventurierë, por atdhetarë idealistë që luftonin për evropianizimin e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar. Me shprehjen tuaj të pakontrolluar ju keni fyer idealistët më të mirë të kombit tonë dhe ndjenjat atdhetare të shumicës së popullit shqiptar. Ju ia keni bërë qefin vetëm armiqve të Shqipërisë, atyre që kanë hedhur dhe hedhin baltë mbi vlerat tona qytetare, politike, morale, atdhetare, kulturore, etj.
Ju duhet t'i kërkoni të falur publike popullit shqiptar për këtë fyerje të rëndë. Vetë Ahmet Zogu, i cili ka merita për mëkëmbjen e shtetit shqiptar, nuk i quajti kurrë aventurierë këta kundërshtarë, por edhe pasi i mundi me ndihmën e qeverisë jugosllave, duke ua njohur meritat, u kërkoi bashkëpunim. Dhe ata e mbështetën dhe ai i mbështeti. Figurat e politikanëve shqiptarë të të gjitha kohëve duhen parë me dritë hijet e tyre, dhe vitet 1923-1924 nuk janë vite të shkëlqimit të A. Zogut... Ne që ju këshillojmë të kërkoni të falur për gabimin e bërë e duam objektivitetin shkencor dhe korrektesën politike më shumë, se ata që mbajnë gojën mbyllur, ose duartrokasin edhe kur gabohet rëndë.
Anton Çefa, poet, kritik letrar, USA
Ilia S. Karanxha, studjues, Itali.
Lek Pervizi, i përndjekur, botues i rev. Kuq e Zi, Belgjikë.
Naser Aliu (Lis Bukuroca), analist, Gjermani.
Natasha Lako, poete, ish-deputete e PD-së në legjislaturën e parë.
Naum Prifti, shkrimtar, USA.
Pëllumb Kulla, shkrimtar, analist, USA.
Thanas L. Gjika, studjues, USA
Comments
+ Paul Tedeschini

+ Paul Tedeschini

+ Voica (e bukur kjo!)

+ Voica

(e bukur kjo!)

Bajram Curri ishte nje legen

Bajram Curri ishte nje legen qe luftoi me serbet, dajallaret Argites
Ky do varur nga llapa

E keni marre shume seriozisht

E keni marre shume seriozisht kete gjene qe e mban veten per kryeminister. Ai çfare thote sot, nuk e thote neser. Dhe mos u çuditni fare kur neser t'i quaje Bajrram Currin ose Avni Rustemin si "idealista te shqiptarizmes". Nga ai pret çdo gje. Keshtu i ka mbijetuar te gjitha tallazeve qe prej 22 vjetesh. Nuk ka as bese, as burreri dhe as koherence. Mos u merrni me te. Humbje kohe.

C'a thoni mor aman: Vetë

C'a thoni mor aman:

Vetë Ahmet Zogu, i cili ka merita për mëkëmbjen e shtetit shqiptar, nuk i quajti kurrë aventurierë këta kundërshtarë, por edhe pasi i mundi me ndihmën e qeverisë jugosllave, duke ua njohur meritat, u kërkoi bashkëpunim...

pasi i vrau u kerkoi bashkepunim !!! Hajde humor hajde.

Po me e bukura eshte kur i kerkojne Berishes te beje autokritike !

Kesaj i thone prit gomar te mbije bar. Zogu e Berisha jane si mullaqet e nje bythe, s"kane kerkuar kurre bashkepunim por vec nenshtrim me te gjitha format .

Ku jetoni ju o byrazere, ne cilin kat te prostatit , qe shikoni endrra ne diell...

S'po zgjatem, por lartësimi i

S'po zgjatem, por lartësimi i Zogut s'ka aspak vlera dhënie pushteti të brezit të tij, pse Sala po i lexohen ish mbtretit një artikull 'nderimi', por thjeshtë ai e ka këtë si 'një njohje të historisë sonë në rang ndërkomëtar' dhe e detyrës në fitimin e diçkaje nga sa po shërben...
Dhe nuk është gabim, pasi Zogu ishte pjesë e historisë sonë, duam apo s'duam ne.
Theksin tim të komentit unë po e vë tek e ashtuquajtura 'body language' (shprehja, gjuha e pamjes) tek fotoja e marrë rreth tij: ai është duke lexuar rreth Zogut, një artikull që s'është aspak i shkruar nga ai vetë, por nga dikush tjetër. Andaj, ai edhe i është përkulur ashtu podiumit, me një vëmëndje të tendosur që të mos gaboi dhe shkapërcej rrjeshtat...

als55

Saliu eshte i pamoralshem dhe
Saliu eshte i pamoralshem dhe arrogant deri ne krisje. Duke lartesuar Zogun mbi kurrizin e te tjereve ai po kerkon te ndertoje nje te ardhme per veten ne histori. Sigurisht qe ai do jete pjese e historise per disa gri per disa nje njolle e zeze.
Me keto qe ben ai po kerkon te garantoje edhe te ardhmen e tij, familjes, dhe te ardhmen pas vdekjes.
Sigurisht qe ai ka lakej te tipit Balliu qe punojne per te, ose kane perfituar prej sundimit te tij autoritar i tipit komunist, por letershkruesit jane qytetare te edukuar e shkolluar shqiptare qe nuk kane asnje interes direkt me qeverine e Shqiperise dhe keshtu shkruajne pa paragjykim ose interes. Dhe kane te drejte!
ndoshta ben efekt nje leter e

ndoshta ben efekt nje leter e hapur.S'e dija qe berisha te kishte thene ndonje broçkull te tille,por nuk çuditem.Nje i droguar mund te thote çudira edhe me te medha.Tani,Zogu ishte ai qe ishte,ku ne disa çaste kritike beri akte te pastra tradhetie,e une nuk e di qe edhe tradhetar edhe burre i madh shteti po ti pjesetosh ne mes prodhokan nje vlere pozitive.Kurse Fan Noli nuk ishte absolutisht aventurier.Ishte nje erudit i madh,me i madhi erudit shqiptar i gjithe historise qe njohim,shumedimensional.Berisha nuk i arrin Nolit per nga statura as tek rripi i mesit.Jam shume i sigurt se po te mbijetonte qeveria Noli do kishim pasur nje histori per t'u kujtuar gjate.Klerik,shkrimtar,perkthyes,diplomat dhe njeri me kulture te pakrahasueshme me gjithe shpuren e zogollinjve,Noli patjeter qe mund te ishte nje model progresist i shtetarit,ndoshta me progresisti ne gjithe Ballkanin e mjaft patriot,kjo shpjegon se perse serbet nxituan ta rrezojne duke sjelle ne fuqi ministrin e brendshem te qeverise Verlaci.Nuk pres qe berisha te kerkoje ndjese per kete balte qe hedh andej e kendej,pasi ne gojen e tij figura e Nolit behet pis vetvetiu,por deshiroj qe te dime sa me shume per kete idealist dhe humanist te madh,qe pse jo,meriton nje permendore te madhe mu perpara parlamentit,qe sa here te dalin deputetet te kujtohen per fjalimet e Noòlit ne ate parlament,fjalime aktuale edhe sot,te kujtohen per revolucionin antisatrapist te Nolit;njeriu qe beri revolucion te vertete paqesor dhe nuk aplikoi masa hakmarrese ndaj kundershtareve dhe i la ne vendet e tyre te punes;gjera keto qe i kushtuan shtrenjte ne vazhdim.

Po ky vetë është një ndër

Po ky vetë është një ndër armiqtë më të rezikshëm për vendin tonë është njësojë si të thuash sllav ke thënë Sali dhe e kundërta

e nenshkruaj dhe une!!!

e nenshkruaj dhe une!!! shkrim perfekt!!!

Keta ''idealiste

Keta ''idealiste pseudopubliciste'' kerkojne te behen historiane kur ne realitet jane disa plangpirshes filokatolik qe nuk kane te bejne aspak me mendimet dhe ndjenjat e se shkuares shqiptare. Per kete grupacion do te vlente edhe sikur kuroren e Mbreterise t'a mbante vete Papa i Vatikanit (njesoj sic ia dhuaruan V Emanuelit) e jo LMT Zogu I. Keta puciste nuk ishin vetem aventuriere por edhe terroriste. Pra figura te tille duhet te rishikohen sebashku me gjurmet dhe njollat e zeza te tyre.

Add new comment