Gjiknuri mbi ndarjen e vjetër dhe të re të mandateve parlamentarë

Në një intervistë dhënë televizionit Ora News, Damian Gjiknuri, Sekretari i PS-së për Çështjet Zgjedhore, foli për çështjen e mbetur pezull të ndarjes së 140 mandateve parlamentare sipas qarqeve. KQZ-ja nuk arriti të marrë një vendim me 5 vota për këtë çështje, sepse komisionerët e opozitës kërkuan sqarime nga Ministria e Brendshme mbi rritjen e dyshimtë të popullsisë në 4 komuna të qarkut Kukës. Ndërkohë, asnjera palë nuk iu drejtua Kolegjit Zgjedhor për këtë çështje brenda afatit 30-ditor të ankimimit.
Gjiknuri tha se, brenda datës 7 mars, Kuvendi duhet të vendosë për ndarjen e 140 mandateve parlamentare sipas qarqeve, pasi KQZ-ja të ketë marrë një vendim me 5 vota për këtë çështje. Dhe kjo mund të arrihet vetëm në qoftë se Ministria e Brendshme jep informacion mbi rritjen e dyshimtë të popullsisë në 4 komuna të qarkut Kukës. Sipas Gjiknurit, alternativa e mbajtjes në fuqi të ndarjes së vjetër të mandateve është antikushtetuese, sepse kushtetuta përcakton qartë që mandatet duhet të ndahen në mënyrë të përpjesshme me popullsinë e zonave zgjedhore në prag të zgjedhjeve.
Ndarja e vjetër i intereson PD-së, në qoftë se LSI-ja futet më vete në zgjedhje, si 4 vjet më parë. Ndërsa, në qoftë se LSI-ja futet në zgjedhje në koalicion me PD-në, kësaj të fundit i intereson ndarja e re e mandateve parlamentarë.
E.Zaloshnja
Comments
Une nuk besoj fort tek

Une nuk besoj fort tek aftesite profesionale te ketij Gjiknurit. Eshte budallallek te dalesh ne media sot dhe te qahesh e ankohesh per gjera qe duhet ti kishe parashikuar qe do te ndodhnin dhe qe duhet ti qartesoje ligjerisht kur beje marreveshje me Bylykbashin. Dihet qe kolegji zgjedor do te jape vendime por berishes - atehere perse duhej te mbaje te njejten status quo ligjore. Dihet qe KQZ do te jete e ndare politikisht dhe qe shumica do te beje me te po ate qe ka bere ne kohen e Ristanit (nd0shta jo me te njejten arrogance, paturpesi e makuteri) atehere si Gjiknuri me mendjet e ndritura kuridike te PS menduan se do ta transformonin kete krijese (KQZ) te peshtire ne nje institucion normal. Ideja socialiste se do te bejne Gam Gam me shumeme me force e me shpejte se heren e fundit, se sdo lene gje pa thene tek ambasadoret per Berishen e bylykbashin me KQZ e Kolegjine tyre dhe se ne fund te fundit do te fitoje duke nxjerre me shume njerez ne votim sesa Berisha do te vjedhe ashiqare e do te sjellle vota nga Kosova, Malesia e tij (dhe tani edhe ligjerisht nga Evropa) me duket nje ide deshtake.

Rama dhe PS ndoshta nuk e kuptojne ende qe per opoziten e vertete dhe shumicen e shqiptareve nuk ka asgje per te humbur - pra me mire pa zgjedhje fare, pa KQZ-ra e ZAZ-ra e Kolegjer-ira sesa me nje Charade gjoja zgjedhjesh pseudo demokratike qe te kujtojne Berlinin e 1933.

Gjiknuri por dhe te tjeret

Gjiknuri por dhe te tjeret ne PS, kur ben Kodin Zgjedhor, thane kemi bere nje kod te mire i cili u pret rrugen manipulimeve. Po keshtu kur perpiluan formulen e formatimit te KQZ. Dhe po habiten edhe vete se kane bere nje ver ne uje. KQZ,me keq se ajo e meparshmja. Edhe Kolegji Zgjedhor me keq. Jua kemi bere te ditur deputeteve te PS, ne takime me ta, duke ju thene troç; Nuk keni bere gje. Bile keni bere hapa prapa. Ata me fodullekun e tyre, nuk pranonin. Shikoni tani ç'po ngjet me KQZ dhe Kolegjin.

Standartet e zgjedhjeve u shkelen. Pra keto zgjedhje po zhvillohen me standarte te parregullta. Mirepo ne PS, heshtin. Kur te zgjohen ne PS, do te thone: Ou, na i fitoj prape zgjedhjet Sala....!!! O analpambuker te PS! JINI VIGJILENTE. Barku qe i polli manipulimet, nuk eshte ende shterpe....!!!

Add new comment