Çfarë do të thotë me këtë fjali ministri i jashtëm i Shqipërisë?

Ministri i Jashtëm Panariti ka dhënë një intervistë në seksionin shqip në faqen online të radios gjermane Deutsche Welle ku ndër të tjera pyetet për raportet e Shqipërisë me fqinjët. Në përgjigjen për pyetjen: - "Zoti Panariti, viti që lamë pas duket se nuk ka qenë shumë i favorshëm për raportet me fqinjët, dua të veçoj këtu raportet me Greqinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ju si institucion, çfarë angazhimesh do të keni në rikthimin të një situate më të mirë në marrëdhëniet me këto dy shtete fqinje?" - Panariti thotë fillimisht për Greqinë:
"Vizita ime zyrtare në Greqi, synoi dhe arriti të hapë një kapitull të ri të marrëdhenieve midis dy vendeve në frymën e diskutimit të hapur, bashkëpunues dhe jo paragjykues të çështjeve të së kaluarës dhe të atyre të aktualitetit"
Dhe pas këtij 'vetëklasifikimi' të vizitës, thotë një fjali lidhur me "toponimet në dokumenta". Citohet Panariti: "Synojmë që këtë frymë të vullnetit të mirë për bashkëpunim, ta materializojmë me nënshkrimin së shpejti të marrëveshjeve të rëndësishme në fushën e njohjes reciproke të pasaportave dhe dokumentave zyrtare, duke arritur një qëndrim të unifikuar për sa u takon toponimeve të përfshira në këto dokumente. Kjo do të hiqte plotësisht pengesat e lëvizjes së lirë të qytetarëve në të dy anët e kufirit sipas kritereve të marreveshjes së Schengen-it..."
E ka fjalën për toponimin Çamëri në pasaportat shqiptare që kohët e fundit janë bërë shkak i kthimit të shqiptarëve në kufi nga grekët? Me "frymën e diskutimit të hapur, bashkëpunues dhe jo paragjykues të çështjeve të së kaluarës dhe të atyre të aktualitetit" dhe me "kjo do të hiqte plotësisht pengesat e lëvizjes së lirë të qytetarëve" mos do të thotë që ky "toponim" do hiqet nga pasaportat shqiptare? (a.th.)
Comments
Ministri nuk duhet te
<p>Ministri nuk duhet te heqe vendlindjen e cameve nga pasaportat. Ne qoftese ai mendon se keto toponime duhet te hiqen atehere te hiqet edhe vendlindja Greqi per te gjithe minoritaret.</p>
Vendlindjen minoritaret nuk e
<p>Vendlindjen minoritaret nuk e kane ne Greqi por ne Shqiperi ; kombesine kane greke !</p>
Add new comment