'Strasburgu' detyron Italinë të dëmshpërblejë një të burgosur nga Shqipëria (e quan trajtimin e tij në qeli, çnjerëzor)

Postuar në 10 Janar, 2013 03:43

Gjykata e Strasburgut u ka dhënë të drejtë 7 të burgosurve në Itali, të cilët kishin paditur shtetin italian për kushtet e këqija në vendin e vuajtjes së dënimit. Mes të burgosurve është edhe një shqiptar, Afrim Sela, 33 vjeç. Sela së bashku me katër shtetas italianë dhe dy emigrantë afrikanë i ishin drejtuar gjykatës së Strasburgut, duke u ankuar për kushtet degraduese dhe trajtimin skandaloz në burgun ku vuanin dënimin.

Ankesat individuale të shtatë të burgosurve janë marrë në shqyrtim  nga gjykata si një e vetme, për efekt të shkurtimit të procedurave. Në vendimin e dhënë dje, Gjykata e Strasburgut i cilëson kushtet e qëndrimit në burgun “Busto Arsizio” të rënda dhe që përbëjnë trajtim çnjerëzor dhe degradues për individin. Strasburg thekson në vendim se ishte shkelur e drejta e garantuar nga neni 3 i Konventës, të cilën shtetet palë janë të detyruara ta zbatojnë. Strasburgu vlerëson si trajtim çnjerëzor e degradues, faktin se në një qeli me sipërfaqe 9 m2 qëndronin në mënyrë të përhershme 3 persona, mungesën e ujit të ngrohtë dhe ndriçimin e pamjaftueshëm në qeli. Në përfundim, Gjykata e Strasburgut detyron shtetin italian të dëmshpërblejë shtatë të dënuarit me nga 100 mijë euro. A.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.