Bumçi, “po vodhën xhaminë e Ethem Beut, a mund të akuzoni Ministrinë?” Po, për çfarë na duhet kjo ministri?

Dje Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Aldo Bumçi, ka deklaruar se nuk mban përgjegjësi nëse vidhen kisha e xhami. Kjo ndodhi një orë pasi disa aktivistë bën protestë para Ministrisë dhe kërkuan dorëheqjen e Ministrit pas shkatërrimit e vjedhjes barbare të afreskut të Onufrit në kishën e Shënëpremtes në Elbasan. “Kërkesa për dorëheqje ëshët e drejtë civile, po kjo nuk e ndihmon debatin”, tha ministri Bumçi, që përfundoi me një pyetje që me siguri ai vetë e konsideron retorike se“nëse vidhet xhamia e Ethem Beut, a mud të akuzohet për këtë ministria?”
Pas kësaj lind e drejta të diskutohet, cilat janë përgjegjësitë e Ministrisë? Nëse ne marrim medaljen e turpit në Olimpiadë e sporti ynë nuk është konkurues në asnjë fushë; nëse operatorët turistikë në bregdet vuajnë pasojat e një viti katastrofal në humbje, pavarësisht propagandës qeveritare; nëse monumentet e kulturës nuk mbrohen dot; nëse rinia jonë kalon tërë kohën në Facebook; atëherë çfarë duhet kjo ministri? Apo mjafton që Ministri të jetë i ri, i kulturuar, tip sportiv dhe turist për veten e tij? K.C.
Comments
Hë i pashëm nuk kemi se çfarë

Hë i pashëm nuk kemi se çfarë të themi tani lillur me temën e diskutimit në një tavolin që ishim ulur dhe po bisedonim vajti tema tek politika dhe cilësia e sajë dhe një ri tregoj një histori që kishte ndodhur në Maltë mbas luftës së dytë botërore i pari i vendit thiri gjeneralët më të mirë që kishte dhe ju la për detyrë që të organizonin një planë mësymje për teritore të reja dhe ju përgjigjën as mos ta çonte në mëndje se ishte e pa mundur dhe ju kërkojë të kundërt a mund të bënin rezistence në rast se sulmohej dhe sa do mund të duronin dhe gjeneralët ju përgjigjën se mund të duronin vetëm 24orë dhe atëhere i pari i vendit vendosi shkrirjen e ushtrisë dhe forcimin e policisë dhe për ruajten e teritorit i paguan një haraç NATOS një mendim i mirë nuk është që për të gjitha ministritë të jetë ky vendim kur deri tani kan treguar se janë të zotë vetëm si të vjellin dhe të shkatërojnë dhe jo të regullojnë

Apo mjafton që Ministri të

Apo mjafton që Ministri të jetë i ri, i kulturuar, tip sportiv dhe turist për veten e tij? K.C.

I dashur Koloreto,

A mund te jete "...i kulturuar..." nje Minister, i cli nuk shfaq minimumin e pergjegjesise institucionale, per zhberjen e nje prej vlerave me unikale, te kultures sone?

Por si nje njeri u papergjegjeshem, deklaron se“nëse vidhet xhamia e Ethem Beut, a mud të akuzohet për këtë ministria?” Po mire le te mbaje pergjegjesi gjyshja ime!

Nuk mund te jete i kulturuan nje njeri, i cili ka bere divorc nga dinjiteti per hir te nje karriere te pamerituar politike.

M'fal, kush mba pergjegjsi

M'fal, kush mba pergjegjsi ateher?

Po nese pajisjet ushtarake fillojne te vidhen ne mase, nuk mba pergjegjsi ministri i brendshem?

C'far llogjike idiote. Si nuk ka turp qe thote nuk "nuk mbaj pergjegjsi"?!

Na stresun jeten plehrat. Po skan faj kto, fajin e ka populli injorant.

Ha, ha, ha! Qe eshte hrejt i

Ha, ha, ha! Qe eshte hrejt i paafte kete e dine te gjithe, por qenka edhe debil! Po kujt i rref me vjedh xhemine e Ethem Beut or zotni?

Te keqen e Ferdinandit qe rriste cilesine e diellit!

Aldo, ja dole! Qellimi

Aldo, ja dole!

Qellimi justifikon mjetin. E rendesishme eshte te mbetesh ne histori, dhe ketu nuk ka shume rendesi se per mire apo per keq. Aldo ja doli, te mbahet mend si ai qe me mosveprimin e tij i shkaterroi monumentet e kultures. Nuk duhet ta fajsojme, sepse ai aq kupton nga monumentet. Por, nuk duhet ta fajsojme dhe per nje gje tjeter; sepse nga kritika qe ndizet ne bemzinen e krenarise( e ka si huq), dhe pastaj, nga inati mund te na beje edhe ndonje te pabere tjeter me te keqe akoma se sa mosveprimi i tij. E kujtoni se si shpalli se do ti mbronte, ndriçonte, rigjalleronte, do ti shnderronte qe qendra te promovimit te kultures e historise dhe;... i la leh!!

Add new comment