Do merret Llalla me HEC-et?

Postuar në 14 Janar, 2013 14:07

PS ka njoftuar publikun se deputeti Eduard Shalsi ka depozituar sot në prokurorinë e Tiranës një denoncim për vendimin e qeverisë për të shitur Hidrocentralet e Ulzës, Shkopetit dhe Bistricës 1 e 2. Sipas opozitës në dy shitjet e Hidrocentraleve që ka bërë qeveria në një hark të shkurtër kohor është vërejtur një diferencë e madhe në çmim. Kështu Hidrocentrali i Lanabregasit ju shit pushtetit vendor me një çmim prej 3 ml euro për 1 mega wat fuqi e instaluar, ndërsa , Ulza, Shkopeti dhe Bistrica 1 e 2 ju shitën një kompanie private me një çmim prej 1.4 ml euro për 1 mega wat fuqi e instaluar.

Citohet Shalsi: “Ne gjykojmë nisur nga ndryshimi i çmimeve se me shitjen e 4 HEC-eve i është shkaktuar interesave të shqiptarëve një dëm ekonomik rreth 100 ml euro. Këtë erdhëm t’i kërkojmë Prokurorisë të hetojë, ndërsa shqiptarëve nesër do t’u shpjegojmë thjesht dhe qartë faktet dhe të vërtetën e arsyes së shitjes së 4 HEC-eve”. Re.Pu.

Comments

Submitted by Lleshi (not verified) on

<p>Llalla po u muar me ate pune, atehere, Berisha&nbsp;<span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">mund te na e kthejë &nbsp;Llallen ne hierrë :)</span></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.