Rama i rikthehet temës së tij të dashur të muajve të fundit – biznesit të vogël

Qysh kur deklaroi se, kur të bëhet kryeministër, do të realizojë heqjen e taksës së biznesit të vogël, Edi Rama ka vizituar rregullisht biznese të vogla në zonat urbane e rurale. Sot ai iu rikthye kësaj teme, me një vizitë në Laprakë, ku ka degjuar nga afer shqetesimet e biznesit te vogel dhe familjeve qe sipas tij jane ne lufte te perditshme per mbijetese.
Ne profilin e tij ne Twitter, Rama ka shkruar se borxhet ne kete zone po nxijne jeten e shumices derrmuese.
“Ka vetem nje pergjigje te qarte per te ndalur rrenimin e metejshem: Nje vote per nje Rilindje Shqiptare. Rilindje per te mos u mbytur nga litari i borxheve lidhur keq ne fytin familjeve te vetepunesuara me biznes te vogel…”- shkruan Rama.
Sipas tij, duhet rilindje per te hequr taksen e biznesit te vogel dhe nxitur vetepunesimin kunder varferise e papunesise dhe Rilindje per te zhbere bandat e xhandarmerise tatimore qe po shkaterrojne me gjoba abuzive cdo shites e biznes.
Rreth 70 mijë biznese te vogla janë aktive në Shqipëri aktualisht. Jetesa e rreth 280 mijë shqiptarëve varet nga ecuria e biznesit. Po sa prej tyre do t’ia japin votën PS-së, falë premtimeve të Ramës në këto vizita? Të shohim…
E.Zaloshnja
Comments
A ma shpjegon dot njeri se

A ma shpjegon dot njeri se cfare do te thote Edi Rama me fjalen " heqje takses se biznesit te vogel" ?

1-qe s`do paguajne fare ata qe kane dyqane etj?

2-qe do paguajne me pak se tani ne perqindje?

3-apo ca taksa do hiqen e ca do ngelen?

taksa e biznesit te vogel
taksa e biznesit te vogel eshte 1.5% e totalit te shitjeve.
Rama ka filluar tu ngjaje

Rama ka filluar tu ngjaje republikaneve ne amerike. Nje dite ankohet per borxhin e larte, diten tjeter se do ule taksat..... te kete besim kaq te madh ne Laffer Curve valle?

Boll me kto heqjen e taksave

Boll me kto heqjen e taksave se na merzite. Thua ti se problem kemi taksat e larta. Ne kemi nga taksat me te ulta ne europe. Problem kemi paaftesine e tatimoreve, gjobat arbitrare, evazionin fiskal, mungesen e nje strategjie zhvillimi te vendit, mungesen e forces puntore te kualifikuar, etj. Rama nese vertet deshiron "Rilindjen e Vendit" te tentoje te zgjidhe thelbin e problemit, dhe jo te meret me demagogjira populiste.

Add new comment