Nuk duhet të bashkohet Shqipëria me Kosovën, por Kosova me Shqipërinë - shpjegon Kurti bashkimin kombëtar sipas tij

Postuar në 15 Janar, 2013 07:00

"Para pak vitesh, Gallup International ka bërë një sondazh dhe përfundimi ishte që në Shqipëri njerëzit që janë për bashkimin Kosovës me Shqipërinë janë rreth 63 për qind, ndërsa në Kosovë 81 për qind. Në kohën kur nuk na lejohet referendumi. Porsa të na lejohej referendumi atëherë me siguri që kjo përqindje do të ishte edhe më e madhe. Por, ta kemi parasysh që nuk duhet të bashkohet Shqipëria me Kosovën, por Kosova me Shqipërinë. Nuk duhet ta fusim edhe Shqipërinë nën EULEX tash, nën protektorat ndërkombëtar... Ai kufi duhet të hiqet nga ne, me pjesëmarrjen tonë në referendum në mënyrë paqësore dhe sigurisht që kur do të jemi serioz në këtë angazhimin tonë, atëherë nuk do të mungojnë miqtë që do të na ndihmojnë"

Fjalët janë të Albin Kurtit në një intervistë me Zërin e Amerikës dhe pyetja pas këtij pohimi është: "Por, zoti Kurti fundi i vitit që lamë pas kaloi në shenjë edhe të angazhimeve të udhëheqësve të të dyja vendeve për bashkim kombëtar. A nuk ua merr nga duart juve këtë projekt një qasje e tillë?"

Përgjigjet Kurti ndër të tjera: "...Sa më shumë parti politike shqiptare gjithandej këtyre kufijve që na ndajnë padrejtësisht, të fusin në programet e tyre, çështjen e bashkimit kombëtar. Por, me një vërejtje substanciale, që bashkimi kombëtar nuk bën të paraqitet i kufizuar në sferën e kulturës, arsimit, sportit, por duhet të shtrihet edhe tek institucionet, politika dhe sidomos ekonomia e ushtria. Në anën tjetër, bashkimi kombëtar nuk duhet të përfundojë te regjistri i emocionit dhe i së kaluarës, por të shtrihet edhe tek regjistri i të menduarit dhe së ardhmes. Në këtë aspekt bashkimi kombëtar nuk mund të zëvendësohet prej Bashkimit Evropian. Por, në të njëjtën kohë, as nuk është në kontradiktë me Bashkimin Evropian". A.N.

 

Kurti i plotë:

http://www.zeriamerikes.com/content/kosovo-albin-kurti/15812...

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Nuk duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine pa u njohte Kosova ne ONU.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.