Një kreshendo tronditëse

Postuar në 15 Janar, 2013 04:10

Tanimë nuk është as sprovë për panik, as edhe shqetësim i fryre tej mase. Një nga treguesit më jetikë të shëndetit të një sistemi bankar, niveli i kredive të këqija, pas tre vitesh kapje rekord pas rekordi, është ngjitur në një pemë krize. Në shkurt 2008 kishim vetëm 8 përqind kredi të këqija në sistem, në fund të vitit 2012 këto arritën në 23 për qind të totalit. Një kreshendo tronditëse. Do të thotë që një në 4 huadhënie bankare në Shqipëri ka probleme. Janë 881 milionë, pra rreth 900 milionë euro kredi me probleme. Disa nga bankat kanë dalë me humbje gjatë vitit 2012. Një gjë e tillë nuk ishte raportuar më parë. Ndërsa kreditë e këqija njohin vetëm rritje, bankat kanë hasur vështirësi të konsiderueshme në procedurat për konfiskimin dhe shitjen e kolateraleve të këtyre kredive. E.Shehu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.