Duhen 600 milion vende pune (vetëm për të ndjekur rritjen e popullsisë)

Postuar në 15 Janar, 2013 04:18

Studimi më i fundit i IFC-së, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, nxjerr në pah një fakt të rëndësishëm. Vendet e punës (kaq të nevojshme) mund të krijohen me një ritëm më të shpejtë, nëse politikanët dhe institucionet zhvillimore i japin përparësi heqjes së pengesave kryesore ndaj rritjes, me të cilat përballen kompanitë e sektorit privat. Katër janë sipas këtij studimi pengesat që vijnë për sipërmarrjen: 1-Klima e dobët e investimeve, 2-infrastruktura e dobët, 3-mundësi të kufizuara për sigurimin e financimeve për ndërmarrjet shumë të vogla, të vogla, dhe të mesme; dhe 4-trajnim dhe aftësi të pamjaftueshme. Sipas këtij studimi heqja e këtyre pengesave mund të shtojë në mënyrë të ndjeshme krijimin e vendeve të punës. Në këtë klimë përfshihet dhe vendi ynë. Studimi qartëson se nëse nuk ndërmerren politikat e duhura qeverisëse papunësia do të vijojë të rritet. Duke u ndalur në të dhënat globale sipas këtij raporti rreth 200 milion njerëz janë pa punë në shkallë botërore. Për këtë Banka Botërore vlerëson se deri në vitin 2020, është e nevojshme të krijohen 600 milion vende pune, kryesisht në vendet në zhvillim, vetëm për të ndjekur rritjen e popullsisë. Përgjigja duhet të vijë nga sektori privat, i cili siguron nëntë nga dhjetë vende pune. E.SH.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.