Berisha dhe Zoti, sipas Lubonjës

Postuar në 19 Janar, 2013 09:08

Në një artikull të sotmin te Panorama, Lubonja bën një dialog me alter-egon e tij me të cilin risjell banalitetin e dinamikave politike të sotme, kundërvënë nevojës për të kuptuar pse këto gjëra ndodhin, apo na ndodhin.

Egoja dëshiron të kuptojë “si e mendon Zotin Berisha”.

“(…)Dhe jo vetëm pse kjo ka të bëjë me Berishën, por sepse ka të bëjë edhe me pyetjen: në çfarë zoti besojnë ata nëntëdhjetë e kusur për qind e shqiptarëve që i nxori censusi i fundit si besimtarë?”

Alteregoja e Lubonjës i përgjigjet:

…një besimtar i vërtetë është ai për të cilin “Zoti” nuk është thjesht një fjalë që e përmend vend e pa vend, por është vetë jeta e tij. Dhe po të kemi parasysh se, sipas Kuranit, Zoti do shpirtrat bujarë, ata që bëjnë mirë, apo se Zoti, siç thotë Shën Pali, na shfaqet nëpërmjet dashurisë, unë do të thosha se besimtari i vërtetë jeton i frymëzuar nga dashuria për njerëzit. Tani më thuaj ti nëse është ky rasti i Berishës dhe i shumicës sonë. Që t’i bie shkurt, mua më del se jeta e Berishës, zoti i tij, është pushteti, kurse Zoti i madh dhe i vërtetë është vetëm një fjalë në shërbim të  këtij – madje shumë më i vogël se ambasadori amerikan. Zoti i duhet atij thjesht si fjalë që të bëjë aleancë elektorale për pushtet me të, kaq. Po ashtu edhe bashkimi kombëtar është më pak i rëndësishëm se LSI-ja – ta them unë. Prandaj mos e merr seriozisht si lajm se ka ndodhur një konvertim i madh i Berishës dhe i shqiptarëve të djeshëm. Po ata janë, që i falen vetëm pushtetit dhe lopës prej floriri.”

k.c.

Artikulli i plotë:
http://www.panorama.com.al/2013/01/19/te-flasesh-me-veten/

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Mos na humbni kohë me këtë llafolog ju lutem! Aman na sillni shkrime origjinale, e mos merrni përralla të Lubonjës se jemi lodhur prej tyre.

Submitted by pilo (not verified) on

Lubonja po ben katarsis ,.... tani qe gjemia berishiane po mbytet

Submitted by reformer (not verified) on

E para qe eshte ne krize eshte vete gazetaria. Fatosi e ndjen kete dhe fillon te debatoje me alter egon e tij.

Por pyetja themelore mbetet po ajo: a ja vlen te shkruash nje artikull? Dhe me sa duket ka vetem nje mundesi te debatosh me  me alter egon tende. Se per ndryshe nuk ka me ke te debatoje.

Gazetaria ka humbur aq shume kredibilitet ne saje te Cimrerave dhe Artanerareve, qe shqiptojne absurditete astronomike pa ju dridhur qerpiku, sa tashme nuk ka me debat, sepse nuk ka bon sens dhe nuk mund te debatosh me askend, as me koleget e tu gazetare.

Keshtu gazetaret ja kane dale te paguhen, duke hequr dore nga profesioni i tyre qe eshte TE KRITIKOJNE GJITHCKA DHE KEDO QE GABON, ME QELLIM OSE PA QELLIM, GENJEN OSE AKOMA ME KEQ MASHTRON, ME QELLIM TE MIRE OSE TE KEQ, DHE QE TE JENE TE JENE TE PAPAJTUESHEM ME TE KEQEN NGA CILIDO KRAH I POLITIKES QE AI PARAQITET. Por eshte shume me e lehte te fitosh "buken e gojes" vetem duke perseritur pallavrat e regjimit dite dhe nate….

Submitted by Geni (not verified) on

Me kete popull do ishte cudi nqs berisha nuk udheheq edhe 8 vite te tjere. Shpellare dhe hajdute qe baltosin lubonjen jo gjerat qe ai shkruan.

Submitted by Anonim (not verified) on

Geni- Berisha do te shkoje se do e heq vota, por kush do ta largoje Lubonjen. Dhe si te ndahet Lubonja nga ajo qe shkruan- sipas logjikes suaj i bie qe Lubonja qenka vetem mjet dhe ato qe shkruan nuk qenkan fjalete  tij. Hajde logjike hajde!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.