Baraj: dyshoj se ish-Ministri peruan ose pastronte ,para ose planifikonte sjelljen e mbetjeve në Shqipëri

Postuar në 19 Janar, 2013 03:19

 

Deputeti socialist Baraj i intervistuar nga Lorenc Vangjeli për Java-n e kësaj jave, rrëfen për njohjen e tij me ish-ministrin peruan. “E kam takuar 2 herë. Në Tiranë“ thotë Baraj, që pohon se në të dy takimet janë ndarë keq. Pasi flet për mungesën e seriozitetit të ish-Ministrit peruan dhe stafit të tij, të tërë napolitanë, Baraj ngre dy hipoteza për prezencën e tij në Shqipëri: “Dyshimet e mia janë se pas këtij projekti ose fshihej një tentativë për pastrim parash, ose projektimi i një dere për të sjellë në Shqipëri mbetje të rrezikshme urbane apo industriale.” Baraj i ka vetëm në nivel dyshimesh, nisur nga mungesa totale e efektivitetit ekonomik  dhe duke gjykuar nga dosja e paraqitur, por fakti që ata këtë projekt nuk e bënin në Napoli por në Fier, dhe argumentet qesharake për këtë, janë më shumë se dyshime.

Sa për “përfshirjen” e Bashkisë Fier, Baraj sqaron se pushteti vendor nuk ka tagër të bëjë politikat dhe strategjitë. Bashkia Fier po përpëlitet për të gjetur një zgjidhje për problemin e mprehtë të mbetjeve urbane, dhe “ në këtë rast, kryetari i bashkisë, Z. Zeqo mori një propozim që iu duk interesant dhe kërkoi ta prezantojë në qeveri”.

k.c.

Comments

Submitted by Pjetri (not verified) on

<p>Une pata ketu nje nderhyrje ca dite me pare. Pastaj nga ju na u tha se nje diplomat peruan i Athines po vjen posacerisht ne Tirane. Beni detyren: na njoftoni se c&#39;beri ai dhe si u la kjo pune. Oh, qoshe thashethemesh!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.