Kanada, plasin polemika të forta për një gabim në kartëmonedhën e re

Banka Kanadeze ka nxjerrë një monedhë të re 20$, qëme sa duket ka njëgabim të vockël: gjethja e panjës e vizatuar në të,simboli i Kanadasë, është gjethe e një panje norvegjeze, dhe jo e panjës së sheqerit, pema simbol e vendit. Këtë e ka zbuluar një botanist, i cili, thotë se pavarësisht se mund të jetë e vështrirë të dallohet nga një sy i pastërvitur, gjethja e figurës nuk është ajo e panjës kanadeze, sipas Reuters.
Ekspertët thonë se panja Norvegjeze u fut në Amerikën e Veriut nga Evropa në shekullin e 18-të raporton CBC. Sipas ekspertit, panja norvegjeze është tani shumë të zakonshme në Amerikën e Veriut. "Ajo është natyralizuar në Kanada, por kjo nuk është panja e madhe e sheqerit”, i tha ai CBC.
Banka ka dalë me një justifikim se panja e kartëmonedhës është e stilizuar që të përfshijë sa më shumë lloje gjethe panjash të vendit. Kjo, nuk po e ndalon megjithatë furtunën.
Ja.Se.
Add new comment