Unë jetoj në Paris të Kamzës...

Postuar në 18 Janar, 2013 19:59

Të jetosh në rrugë të zhytura në baltë, por me emra me ngjyra si “Silvio Berluskoni”, “Nikolas Sarkozi” apo “Moxart”, ose të punosh në “Manhattan”, “Coca Cola”, “Paris” apo “Meksikë” është një “privilegj” nga i cili përfitojnë vetëm banorët e qytezës së varfër shqiptare, Kamzë. E vendosur vetëm 7 km larg Tiranës, Kamza të befason me numrin e madh të emrave të fryrë nga bota, një ide që ka ardhur nga kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu. Gjatë periudhës komuniste, kjo zonë ishte një fermë shtetërore, e quajtur Ylli i Kuq dhe popullsia nuk i kalonte 6 mijë banorë. Pas 1991, qindra e mijëra shqiptarë u larguan nga shtëpitë e tyre në veriun e varfër dhe pushtuan këto toka pjellore pranë kryeqytetit, ku ndërtuan barakat e tyre pa leje. Për shkak të këtij kolonizimi të pakontrolluar dhe kaotik, Kamza tani ka rreth 100 mijë banorë, çka e bën atë qytetin e gjashtë më të madh në Shqipëri. Shumë rrugë nuk janë shtruar, por ato janë pagëzuar tashmë. Në total janë 506 emra....

Përshkrimi është marë nga një reportazh i së përditshmes El Mundo për Kamzën e Shqipërisë. "Aktualisht ky bastion i Partisë Demokratike të kryeministrit Sali Berisha, është në proces legalizimi. Ndalesa e fundit e autobusit është në “Bulevardin blu”, aks që kalon përmes qytetit dhe që e ka marrë emrin nga ngjyra e flamurit të PD. Në “Manhattan” fshatarët shesin domate, qepë, portokaj, mjaltë dhe pula të gjalla, ndërkohë që në “New York” shiten rroba të përdorura. Në rrugën “Londër” duhet të mbash mirë ekuilibrin që të mos biesh në një nga pellgjet e shumtë me ujë e baltë, ndërkohë që në verë rruga mbulohet nga një pluhur që të merr frymën. Ata që jetojnë në “Bruksel”, “Washington”, “Berlin” apo “Milano” janë më me fat se banorët e rrugës “Berluskoni”, ku balta është njësoj si në shtigje fshati. Nuk mungojnë as tabelat me emrat e ish- udhëheqësve si Nicolas Sarkozy, George Bush, Tony Blair apo edhe Banka Botërore, OSBE dhe kompania e telefonisë celulare Eagle Mobile - shkruan gazeta spanjolle.

Në reportazh citohen dhe banorë që flasin për emrat e rrugëve: “Unë jetoj në Paris të Kamzës. Ndoshta shkoj në Paris kur të jem në atë botë” - thotë Afrimi, një punëtor sezonal që merr 150 euro duke punuar në ndërtim. (A.N.)

 

Më shumë:

http://www.elmundo.es/elmundo/2013/01/17/suvivienda/13584238...

 

Comments

Submitted by Petro (not verified) on

<p>&nbsp;Në këtë fshat të madh banojnë më tepër se gjysma e administratës shtetërore. Gjysma tjetër, atje ka banuar edhe kjo, në Bathore, por qendrimi i gjatë në pushtet u krijoi mjetet e fuqishme monetare dhe të ndjerë financiarisht të kamur, kanë blerë shtëpia e biznese në qendër të Tiranës.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.