Ambasadori Banaj, shkarkohet. Askush nuk merr mundimin të na sqarojë “pse”

Admir Banaj është shkarkuar nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Arabinë Saudite, bën të ditur Top Channel, lajmi tashmë po përcillet në të tëra mediumet. Banaj u bë i njohur para pak kohësh, kur deputeti Taulant Balla publikoi një korrespondencë mes tij dhe biznesmenit Zafar Ansar.
Sipas Top Channel, Ministria e Jashtme, me një shkresë drejtuar Presidentit të Republikës më 11 dhjetor 2012 i kërkonte kreut të shtetit, shkarkimin nga detyra të ambasadorit Banaj, dhe 9 ditë më pas ai e ka firmosur. Data e kërkesës për shkarkim drejtuar presidentit Nishani përkon me momentin, kur për herë të parë opozita e akuzoi ambasadorin Banaj se kishte shpërdoruar detyrën duke u kthyer në një sekser mes biznesmenti Zafar Ansar dhe zyrës avokatore të Argita Malltezit. Pak ditë më parë, në një intervistë për Top Chanel, vetë biznesmeni Ansar tha se ambasadori Banaj ishte ndërmjetësi mes tij dhe studios së vajzës së kryeministrit për të vijuar tratativat e ndërtimit të një TEC-i prej 100 milionësh.
Ministria e Jashtme mban përgjegjësi për të sqaruar opinionin publik jo vetëm mbi veprimet e funksionarit të saj, por duhet të sqarojë publikisht arsyet e shkarkimit të një diplomati, tashmë të përfolur. Gjë,që nuk ka gjasa ta shohim, duke pasur parasysh standartin e (mos)transparencës së shtetit shqiptar me publikun që i mban me bukë (se me vila, makina e prona, mbahen vetë). K.C.
Comments
E shkarkuan se ka nxjerre
<p>E shkarkuan se ka nxjerre sekretin. Askush nuk duhej te ishte ne dijeni te letrave dhe e-maileve qe ai ka pase shkembyer me pakistanezin. As per shkesine e tij midis pakistanezit dhe Argites. Pra thjesht per shkelje te "secret d'etat" eshte shkarkuar.</p>
Eshte shkarkuar qe ta kene
<p>Eshte shkarkuar qe ta kene nen kontroll ne distance te afert sigurie. Familja eshte ne pozite mjaft delikate, ndoshta me teper se sa ajo post gerdecare, dhe per te dale ne breg te palagur do te duhet shume kujdes ne menaxhimin e situates sidomos me prokurorin e ri i cili ndodhet para nje rasti flagrant te kapjes dhe perdorimit te shtetit per qellime perfitimi. </p>
A keni kerkuar ne ministri
<p>A keni kerkuar ne ministri arsyet e shkarkimit te ambasadorit? Ke keni pyetur? Cfare ju kane thene? Nuk ju kane thene gje? Po, shume mire. Perse nuk ju kane thene gje? Keni pyetur zotin ambasador? Di gje ai? Cfare ka thene? etj., etj., etj,. Por nuk ju intereson, se duhet tjerrur historia. Gazetare, beni shtyp, mos beni politike. Je te paret qe humbni se demtoni rende profesionin tuaj.</p>
Add new comment