Policët e patrullave (ata që kanë më shumë kontakte me komunitetin) paguhen më pak se pastrueset në disa institucione (!)

Postuar në 22 Janar, 2013 13:40

E përditshmja DITA ka botuar në numrin e saj të sotëm një raport konfidencial të PAMECA dhe ICITAP për gjendjen në policinë shqiptare, të dhënat e të cilit janë alarmante.  “Raporti thotë se pagat e policëve, janë më keq se në 2003. Situatë katastrofale, është krijuar me veprimet mbi pagat dhe zhdukjen e koeficientëve në rrogat e policëve veçanërisht pas 2007-s. Policët shqiptarë paguhen më pak jo vetëm krahasuar me vendet e tjera europiane por edhe krahasuar me policët në Kosovë, Bosnje, Mali i Zi dhe Maqedoni.  Paga e një Drejtori në administratë që menaxhon 5-7 punonjës, më e lartë se paga e drejtuesit policor që menaxhon 9915 policë, dhe policët e patrullave (janë policët që kanë më shumë kontakte me komunitetin) kanë rroga më të ulëta edhe se pastrueset në disa institucione të shtetit”.

Raporti analizon edhe pasojat e kësaj situate financiare që bie ndesh me deklaratat e vazhdueshme të qeverisë për "rritje rrogash" dhe mirëqenie (ndoshta prandaj është vulosur si konfidencial). Thotë raporti: Niveli i ulët i trajtimit financiar të policëve ka sjellë pasoja dhe në cilësinë e rekrutimeve ku pjesa më e madhe e aplikantëve që konkurojnë për tu bërë pjesë në strukturat e policisë kanë një mesatare notash 5-6.... Nisur nga ambienti ku punojnë këta  punonjës policie të infiltruar, ekziston gjithnjë mundësia e “kontaminimit” të tyre nga sjellje kriminale për shkak të përfitimit financiar dhe një alternativë për të shmangur këtë pasojë është kompesimi i tyre financiar duke përfshirë dhe komoditete të tjera që i jepen atij për shkak të detyrës që kryejnë. A.N.

 

(Në foto: Faksimile nga raporti i cituar në gazetë, ku flitet për policët e patrullave).

Comments

Submitted by Kafshist (edhe)... (not verified) on

<p>Edhe thuaj pastaj pse jane te prirur per ndonje lek nen dore policat!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.