Regjimi... barabar

Qeveria shqiptare reagoi me një deklaratë ndaj heqjes së përmendores në Preshevë, e cila u botua, ndër të tjera, edhe në Faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave online. Ardian Vehbiu në Peizazhe të Fjalës e ka marrë këtë deklaratë në analizë dhe ajo rezulton joserioze në shumë pikëpamje.
Shkruan Vehbiu: "Vetë teksti i deklaratës është i drunjtë, si i hartuar në vitet 1980: regjimi (i Milosheviçit) është barbar, akti është i rëndë, shkelja bëhet haptas, qeveria mbështet plotësisht dhe pa asnjë lëkundje, etj. Emrat dhe foljet tingëllojnë aq të dobëta, sa të ndiejnë rëndom nevojë për një mbiemër ose ndajfolje patericë, që t’ua mbajë në këmbë kuptimin. Nuk mungon një retorikë hartimesh e llojit “heronj… që ranë për t’u bërë të pavdekshëm”, “të ndalin stuhinë e albanofobisë…” etj. Vetë koncepti i albanofobisë, i mbjellë në diskursin politik rishtas nga kryeministri Berisha, nuk ka vend në një deklaratë të tillë, sepse ka më shumë konotacion se denotacion; ndërsa shprehja stuhi e albanofobisë është pa kuptim; dhe as në një hartim të keq nuk do të mirëpritej.
Deklarata përmban edhe gabime drejtshkrimore si ky në foto (një deklaratë qeveritare, që botohet me një gabim të tillë elementar më tregon, për fat të keq, se institucioni – Këshilli i Ministrave, në rastin konkret – nuk ka respekt për veten - thotë Vehbiu) Por ka dhe më keq se kaq. Në deklaratë lexohet: "Me këtë akt të rëndë, autoritetet e Beogradit kanë shkelur haptas ligjet dhe konventat ndërkombëtare, si Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Minoriteteve të Këshillit të Evropës, si dhe Kartën Evropiane të Autonomisë Rajonale dhe Lokale të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Evropës...."
Shkruan Vehbiu: "Meqë nuk arrita dot të gjej referenca për “Konventën Evropiane të të Drejtave të Minoriteteve të Këshillit të Europës”, po lejohem të supozoj se kushedi e kanë fjalën për Konventën kuadër për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare (Frameëork Convention for the Protection of National Minorities); sikurse nuk gjeta dot referenca as për “Kartën Evropiane të Autonomisë Rajonale dhe Lokale të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Evropës”, veç në mos e paçin pasur fjalën për Kartën europiane të vetë-qeverisjes lokale (European Charter of Local Self Government)... Kolegët mund të më korrigjojnë, por kam frikë se deklarata i ka quajtur këto dokumente gabim; dhe një deklaratë zyrtare, që u referohet dokumenteve tjetër për tjetër, nuk mund të merret seriozisht..." A.N.
Comments
Zoti Vehbiu nuk është për tu

Zoti Vehbiu nuk është për tu çuditur me të tillë qeveritarë nuk mund të presim diçka ndryshe këta pseudo patriotë të mëdhenjë që ju llimbset kombi që për htër të tija do mbathin dhe opingat po ti kërkojë nevoja e atdheut e kësaj i thonë të mbulojnë djellin me shoshë e kjo është një turpë i mallë sot për shoqërinë tonë

Vehbiu ia fut kot, deklarata

Vehbiu ia fut kot, deklarata zyrtare s'ka fare as qellim informativ e as legal, thjesht e vetem politik, te cilin deklarata e jep qarte. Kapet pas formalizmit per te mbjelle fijen e dyshimit se Serbia ka te drejte.

Deklarata eshte ne thelb shume serioze dhe ka sjelle kunderreagimin nga ana e Beogradit. Formalisht mund te behej me mire, por nuk çalon gomari nga veshet, perveçse per Vehbiun dhe A.N e Respublikes.

Ka juriste te mire

Ka juriste te mire kryeministri. Shkruajne cfare ju kujtohet per konventat nderkombetare. pavaresisht se ato ku referohen juristet e Berishes, as qe bejne hic fjale per veprime te ngjajshme si ato te sebvet ne Presheve. Perse keta juriste nuk citojne nenin se ku e kane pare referimin...???

Jo vetem qe ka gabime te

Jo vetem qe ka gabime te formes se references (emrat e sakte te konventave) po deklarata eshte ne thelb e pasakte nga ana ligjore dhe propozon nje lexim te gabuar dhe shume te zgjerur te detyrimeve qe kane shtetet ne baze te konventave te mesiperme. Asnjera nga instrumentat e mesiperme nuk detyron vendet nenshkruese (te gjithe ne Europe kane pakica) te respektojne identitetin kulturor te pakicave nepermjet statujave apo permendoreve. Konventat jane krijuar per te siguruar jete paqesore, prosperitet dhe ruajtje te identitetit kulturor te pakicave qe njekohesisht i sjell dobi edhe shteteve, qofte brenda per brenda, qofte ne kuadrin e fqinjesise se mire. Shtetet nenshkruese, sipas ketyre instrumentave me siper, marrin persiper respektimin e simboleve kombetare te pakicave qe jetojne ne territorin e tyre: flamurin, stemen, kulturen, historine e gjuhen, perpos te drejtave politike dhe shoqerore qe keto pakica duhet te gezojne si edhe anetaret e shumices. Te gjitha keto simbole pakice, nga ana tjeter, duhen demonstruar perkrah atyre te vendit ku pakicat jetojne, perndryshe shkaktojne erozion te stabilitetit shoqeror dhe nuk i sherbejne integrimit dhe bashkejeteses paqesore. (Kujtoni sa hidhur na vjen kur pakicat tona shpalosin vetem flamurin e vendit te tyre ame dhe harrojne flamurin tone perkrah!! Eshte reciproke.) Ambasadat e huaja dhe faktori nderkombetar ne Serbi i kane artikuluar qendrimet e tyre ne nje gjuhe qe duhet t'ia beje te lehte qeverise sone te paartikuluar dhe te paditur -- "[...] anes detit i palare [...]" me vjen ne mend kur lexoj sa me siper -- (packa se jemi ne prag zgjedhjesh dhe qeveria do te kape c'te munde nga elektorati "nacionalist" naiv i Kreshnikut, e keshtu bie ne bomba te tilla!). Organet vendore ne Presheve ishin ne diskutim e siper me komunitetin shqiptar persa i perket vendit te pershtatshem per permendoren ne fjale. Diskutimi kishte ngecur po kishte shume gjasa te rihapej dhe gjithshka te zgjidhej ne menyre shume te qyteteruar dhe me kompromise ndaj te gjitha ndjeshmerive. Per fat te keq, pushteti qendror humbi durimin dhe shkaktoi kete incident -- edhe ata duan vota, nuk do vetem ky qe kemi ne!! Ketu qendron edhe problemi. Shteti yne i dashur ka plot instrumenta nderkombetare e rekomandime te cilat mund te citoje ne keto raste e te sugjeroje nje shteg te arsyeshem, te mbeshtetetur ne ligje e sens praktik nderkohe qe pasqyron edhe emocionet e shqiptareve te Presheves. C'ndodhi ne Presheve eshte problem i mungeses se dialogut civil, i pushtetit qendror qe behet xhandar se mund, pa ben. Eshte shume e trishtuar te shohesh cdo problem te veshur me pelerinen e nacionalizmit!!

I nderuar zoti Vehbiu,

I nderuar zoti Vehbiu, konstatimet qe i beni deklarates se Keshillit te Ministrave tre dite me pare, me te vertete linte per te deshiruar. Une kur nisa t'a lexoj (per arsye pune) kam bere te njejten gje si ju, kerkova ne google te gjeja dicka per Konventen Evropiane te Drejtave te Minoriteteve te Keshillit te Evropes..... oh saa u lodha. Po po, u lodha jo vetem duke kerkuar institucionet e renditura ne njoftimin per shtyp te kryeministrise por edhe duke e lexuar. Kakofoni. Mjere mediat audio-vizive te cilave i'u eshte dashur t'i lexojne keto rreshta c'kane hequr. Teksa ne lidhje me permbajtjen shume me dobet se c'e pershkruani ju ne analizen e bere.

Add new comment