Mund të flasim për etikë nëse gazetarët "nuk kanë kohë për të bërë gazetari"?

Postuar në 22 Janar, 2013 06:09

Gazetarët nuk kanë kohë për të bërë gazetari, nuk kanë kushte dhe është shumë e vështirë të flasësh për etikë.. Dhe tek e fundit reporterët e rinj do të kërkojnë aq etikë sa është tradita etike që do të gjejnë në redaksi - shkruan Lutfi Dervishi në revistën on line Medi@Link të Institutit Shqiptar të Medias.
Në një analizë mbi situatën e etikës në mediat shqiptare, autori në fjalë flet edhe për Kodin e Etikës botuar në 2006-n.
Shkruan Dervishi: Kodi i etikës i botuar më 2006-ën nuk ka marrë parasysh median on line, ku problemet etike janë edhe më të mprehta se në median tradicionale. Një komentator i njohur politik vendosi të mos bashkëpunojë më me një të përditshme për shkak të gjuhës denigruese (pa lidhje me artikullin), fyerjeve, sharjeve e shpifjeve të komentuesve anonimë në faqen on line të gazetës! Pse duhen lejuar komente fyese? A nuk është më mirë të mos botohen fare komentet që nuk kanë lidhje me temën e shkruar? – Po, – ishte përgjigjja e një redaktori të njohur, por nuk i fshijmë se u tregojmë atyre që janë të interesuar për reklamë se gazeta lexohet dhe komentohet shumë on line... Duket se redaktorët e gazetave nuk e konsiderojnë veten përgjegjës për produktin e tyre on line. Etika on line është një terren i pashkelur, por më shumë problematik sesa etika në media tradicionale"
Si është e ardhmja e kodit të etikës? Për Dervishin "po aq e pasigurt sa vetë e ardhmja e medias tradicionale". "Etika nuk është një detyrim ligjor, as detyrë shtëpie për t’u kryer, është një “detyrë” e brendshme e medias. Përvoja e mediave më të mira ka treguar se në biznesin e medias, “besueshmëria” është monedha kryesore - shkruan ai. (A.N.)

Comments

Submitted by Lupeni (not verified) on

<p>Po si jo, per njerez te shtypit qe nuk bejne pune tjeter vetem te japin mendime, gazetaria keshtu do jete. Pse i nderuari Lutfi Dervishi, kur drejtoi informacionin ne Televizionin Shqiptar nuk respektonte gazetaret. Madje, eshte per te qeshur, Lutfi Dervishi nuk lejonte te tregoheshin barcaleta, te kontrollonte sa here shkoje ne WC dhe, te kerkonte cdo mengjes sa kronika do besh sot dhe temat qe do trajtosh, sa kronika do besh te nesermen, ku nuk mungonte autokritika perse nuk kishim realizuar planin e nje dite me pare.Duhej te benin me shume se tre lronika cdo dite! Eh zoti Dervishi vetem fjale ke, nuk eshte e lehte te flasesh per situaten etike te medias dhe Kodin e Etikes, qe ti vete nuk e respektove. Ti na fyeje cdo dite ne gazetareve te Departamentit te Informacionit ne TVSH qe per hir te se vertetes ka me shume femra.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.