Partiak papagall i Berishës - thotë Rama për ministrin Noka dhe ky përgjigjet: Ke lidhje me krimin

Postuar në 22 Janar, 2013 13:38

Vdekja e drejtuesit antikrim të policisë së Matit Musa Skura dhe situata në policinë shqiptare, ka shkaktuar sot një përplasje të re sot mes qeverisë dhe opozitës. Kreu i opozitës Rama ka dalë sot paradite në një konferencë për shtyp, ku është shprehur ndër të tjera:

“Humbi jetën një tjetër komisar policie. Krimi vrau një tjetër shërbëtor të shtetit,  Krimi bën që 72 përqind e shqiptarëve të mendojnë se gjendja e sigurisë është e keqe ose shumë e keqe. Raporti profesionalizëm- klientelizëm partiak është përmbysur kokë poshtë. Kupola drejtuese është e inkriminuar dhe e paaftë. Ministri i Brendshëm është një partiak i rëndomtë që papagallon kryeministrin dhe merret vetëm me vendosje strukturash e njerëzish për zgjedhjet. Në postin e zëvendësdrejtorit vendosen njerëz që do ndihmojnë në mbajtjen e pushtetit”.

Është përgjigjur disa orë më vonë, ministri Flamur Noka, (të cilit, megjithëse iu bën muaj në post, në forumet online është e  pamundur t’i ndahet nofka “Flamuri i Meros” për shkak të një rubrike satirike të gazetës online të Mero Bazes). Citohet Noka: “Jam sot përpara jush, për t’i deklaruar zotit Rama, politikanit me rekordet me negative në lidhjet me krimin, se përpjekja e tij është e pafrytshme. Asnjë presion nuk do të pengojë Policinë e Shtetit në kryerjen e misionit të saj, garantimin e sigurisë publike e qetësisë në vend dhe luftën kundër...” etj A.N.

Deklarata më të plota:

1 - http://www.balkanweb.com/kryesore/1/rama-policia-e-shtetit-e...

2 - http://www.gazetatema.net/web/2013/01/22/flamuri-harron-musa...

Comments

Submitted by vesa sh (not verified) on

Dy ngjarje që kanë qenë në epiqendër të debatit publik të ditëve të fundit, ajo e denoncimit të biznesmenit pakistanez dhe ajo e 21 janarit, duket se janë edhe prova gjenerale për fushatën e ardhshme elektorale. Partia Demokratike është përkujdesur  skajshëm që këto ngjarje ose t’i mbulonte heshtja, ose në rastin më të keq, për to të debatohej sa më pak.

Ndërsa mbrojtësit mediatikë të Berishës kanë zgjedhur një taktikë më të tërthortë për të arritur sërish të njëjtin qëllim. Natyrisht, kushdo që ka një grimë arsye nuk mund të dalë të mbrojë filozofinë e një qeverisje ku firma e babait u hap udhë bizneseve të vajzës. Ku zyrtarët e shtetit përdoren si argatë të fëmijëve. Ku i largohen vendit mundësi për investime jo të vogla, vetëm se prej tyre nuk përfiton individualisht bija e Berishës.

E njëjta gjë edhe për 21 janarin. Askush nuk mund të marrë guximin të mbrojë në studio televizive alibinë se protestuesit i vrau opozita, as alibinë e pastajme të grushtit të shtetit, as pengimin e mëpasmë për ndalimin e gardistëve, që i shërbeu këtyre të fundit për të fshehur provat e krimit dhe filmimet e tij.

Këtyre fakteve të rënda askush nuk mund t’i vërë gjoksin publikisht. Por, për t’u përballur me to është zgjedhur një rrugë tjetër. Ajo kufizohet në një fjali të vetme: “në rregull, në rregull, po a është Rama më i mirë”?

Dhe kjo pyetje është në fakt një strategji e tërë. Megjithëse ka dalë ditët e fundit më në pah, ajo është një tezë e hedhur fillimisht nga Berisha. Sa herë e kemi dëgjuar kryeministrin t’i kërkojë llogari opozitës nga tribuna e parlamentit se nuk po kryen rolin e pushtetit moral në shoqëri? Sa herë e kemi dëgjuar atë t’i bjerë kësaj kambane, sikur të donte të thoshte se qeverisja është e përjashtuar nga morali dhe e dënuar të mëkatojë? Sa herë ka dalë ai vetë dhe pastaj në kor të gjithë ata që i nxjerr në tribuna, t’i kërkojnë llogari socialistëve se pse ata heshtën për emërimet e dyshimta në gjyqësor të Bamir Topit dhe Kreshnik Spahiut, sikur të dy këta nuk ishin vënë aty nga PD-ja dhe sikur për ta mbante përgjegjësi opozita?

E njëjta strategji po zbatohet tani edhe nga mbrojtësit mediatikë të Berishës. Shmanget debati për denoncimin e pakistanezit dhe shtrohet pyetja sa klientë të tillë ka pasur Rama. Shmanget debati për fabrikën e Gërdecit dhe  shtrohet pyetja pse Rama nuk flet kurrë për mikun e tij Delijorgji. Shmanget debati për dështimet e ARMO-s dhe Albpetrolit dhe rri mbi kokë pyetja pse Rama s’guxon të flasë për Rezart Taçin. Shmanget debati për 21 janarin dhe ngrihet dyshimi nëse e tradhtoi Rama gjakun e të vrarëve duke ftuar për koalicion Ilir Metën.

E gjithë kjo mori pikëpyetjesh të çon në një devizë që po përvijohet si qëndrimi i fushatës së ardhshme elektorale: “as ata nuk janë më të mirë”. Duket sikur e gjithë PD ka rënë dakord të ketë si slogan të fshehur të betejës së saj të ardhshme atë të një kompanie shqiptare, që këtu e dhjetë vite më parë reklamonte produktin e saj duke u mburrur: “ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk kemi parë”.

Sado e pamoralshme që të duket, sado sport me goditje nën brez që të ngjajë, kjo lloj fushate e kamufluar, e fshehur nën paradën e “sukseseve” të një ekonomie alla gjermane, të ngritjes së një superfuqie energjetike në rajon, të thyerjes së murit të bllokimit etj, kjo fushatë okulte pra, ka gjasë të jetë e suksesshme. Sepse opozita nuk po di deri më tani t’i përgjigjet pjesës së dytë të sloganit: “më të mirë nuk kemi parë”. Për tu dukur më të mirë nuk mjaftojnë as përbetimet e Ramës para mediave se midis tij dhe Saliut nuk duhet vënë shenja e barazimit, as thirrjet “nuk jemi njësoj”. Duhet më shumë se kaq. Duhet pikësëpari që vetë Rama të dëshmojë se nuk është peng i klientëve më të errët të Berishës. Sepse nuk mund të jetë njëkohësisht edhe në pakt me ta, edhe në luftë me njeriun, të cilit i shërbejnë. Nëse nuk arrin ta bëjë këtë, do të niset sërish drejt një fushate të pamundur. Një fushate, ku nuk do të mbizotërojë euforia e sukseseve të Berishës, por ajo e mbrojtësve të sloganit të fshehtë të tij.

Submitted by Saimir (not verified) on

Interesante e domethenese fjalet e ministrit te Policise ndaj shefit te Opozites! Shtet demokratik me Minister Demokratik! Urrah!

Submitted by astrit (not verified) on

Pergjigja e z. Noka eshte budallallek; z. Rama thjesht nuk ka asnje rekord ndaj krimit, nuk ka asnje vendim kunder tij dhe politikisht ai nuk ka patur asnje funksion qe mund te krijonte ndonje rekord, te mira a te keq, ne luften kunder krimit.

Personalisht nuk jam ndonje dashamir i z. Rama (perkundrazi, e shikoj si jo pozitiv, por kjo eshte teme tjeter). Ama kori i te marreve qe mbysin me klithma cdo argument, te mire a te keq, kakofonia e atyre qe nuk dine te bejne asgje tjeter pervecse zhurme, ulurimat e te paergjegjshme qe nuk dine ti pergjigjen nje pyetjeje ne lidhje me punen qe bejne pervecse duke derdhur akuza ndaj pyetesit, jane shpjegimi me i qarte per mungesen e progresit ne Shqiperi.

Dashamir i z. Rama nuk jam; por nje qeveri qe nuk di te jape pergjigje dhe ka eksponente qe nuk dine te flasin pa uleritur duhet nderruar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.