Përfytyroni një profesor shqiptar që i provon ministrit "plagjiaturë" dhe "mashtrim të qëllimshëm"

Të kopjosh paragrafë në një tezë doktorature mund të jetë e pranueshme për vende ku hajdutëria në qeverisje nuk ndëshkohet, por jo për gjermanët. As nëse ke vjedhur 33 vjet më parë. Një skandal i ri plagjiature ka plasur në Gjermani, kësaj here (ironike) rreth ministres gjermane të Arsimit. Universiteti i Dyseldorfit ka hapur një procedurë për heqjen e titullit shkencor dhe ministrja rrezikon të humbasë të gjitha postet politike.
Shkruan Deutsche Welle në faqen online: "Libri, i cili vendos për të ardhmen e ministres gjermane të Arsimit, është i rëndë. 351 faqe i trashë është ai dhe mban titullin patetik "Personi dhe ndërgjegjja". Libri është publikuar si punim doktorature në vitin 1980 nga studiuesja e re dhe me ambicie e shkencave filozofike, Annette Schavan. Për vite me radhë askush nuk i kishte kushtuar vëmendje disertacionit. Por jo shumë kohë më parë, gjurmues anonimë të plagjiaturave në internet, dëshmuan se ish-ministri gjerman i Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg, kishte marrë nga autorë të tjerë, libra dhe artikuj gazetash, pjesë të tëra të disertacionit të tij. Guttenberg humbi titullin "doktor i shkencave" dhe postet e tij politike, dhe gjurmuesit e plagjiaturave nisën të hetonin disertacione të politikanëve të tjerë të njohur.Kështu ndeshën në "Personi dhe ndërgjegjja", të shkruar nga ministrja aktuale e Arsimit, Annette Schavan. Gjatë hulumtimit të mëtejshëm gjetën pasazhe të kopjuara, jo në mënyrë aq masive sa në rastin e Guttenberg-ut, por sidoqoftë 130 paragrafë. Pas kësaj Annette Schavan i kërkoi komisionit të promovimit në Universitetin e Dyseldorfit të merrej me shqyrtimin e rastit. Kryetari i këtij komisioni iu vu punës dhe në vjeshtë 2012 në eskpertizën e tij arriti në një përfundim katastrofal. Në konkluzionet e tij ai flet për "plagjiaturë" dhe "mashtrim të qëllimshëm". Të martën (22.01.) u mor një vendim i përkohshëm i qartë: me 14 vota pro dhe 1 votë kundër, Këshilli i Fakultetit në Dyseldorf vendosi se akuzat janë aq fort të bazuara në fakte, sa do të hapet zyrtarisht një procedurë për heqjen e titullit shkencor ministres. Procedura do të zhvillohet me "rezultat të hapur", tha Bruno Beckmann, dekan i Fakultetit të Filozofisë, pas një mbledhjeje disaorëshe. Për Annette Schavan, procedura në zhvillim e sipër do të jetë një barrë e rëndë në fushatën elektorale, që sapo ka nisur, për parlamentin federal..." A.N.
Comments
Profesoret tane jane te zene

Profesoret tane jane te zene me misione me te rendesishme, siç eshte shkruajtja e peticioneve kunder opozites. Kur me vjen ne mendje qe kam nje diplome te çertifikuar prej ketyre specieve , me vjen ta hedh ne kosh. Une i sugjeroj brezit te ri te mos e ule veten si e kemi ulur ne qe rinine e harxhuam gjate viteve 90; gjithsecili, sado injorant, nuk meriton te poshterohet prej te tille profesoresh: le te ikin te studiojne jashte, se kete vend veç maskarallek e poshtersi mesohet, njezetekater ore ne dite, shtate dite te javes...

Bukur shumë, shumë bukur. Tek

Bukur shumë, shumë bukur.

Tek ne nuk ka rrezik, se të tërë prof. dok. etj etj i kemi të shkolluar që nga koha e xhaxhi Enverit. Janë të pastër, safi. :P

Ne, mjfat të hapin ato dosjet, edhe pas 20 apo 30 vitesh e do jemi në rregull me veten si shoqëri njëherë e përgjithnjë. Apo më mirë jo! Se pastaj humbasim (indirekt) prof. dok. gjykatësit e prokurorët, dmth burokratët e formuar gjatë diktaturës komuniste...

Ne jemi në rregull fare! S'kemi nevoj për rishikime!

Add new comment