Do rritet mosha e pensionit (Ka dështuar qeveria? Joooo! Sepse "asnjë shqiptar nuk është i lumtur që del në pension 65 vjeç")

Postuar në 23 Janar, 2013 07:26

E përditshmja SHQIP në një artikull mbi një draft për moshën e daljes së shqiptarëve në pension sjell edhe një deklaratë të Berishës në shtator të vitit 2011, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.
Shkruan SHQIP: "Kryeministri Berisha u ndal në pikat ku do të fokusohej qeveria shqiptare në dy vitet e mbetura të mandatit. Sipas Berishës, shqiptarët më parë jetonin 70 vjeç, ndërkohë që sot sipas indeksimit të popullsisë, sipas tij, shqiptarët jetojnë mbi 78 vjeç. “Duhet të rishikojmë moshën e pensionit. Asnjë shqiptar nuk është i lumtur që del në pension 65 vjeç. Duan të punojnë”, tha Berisha. Sipas tij, kjo jetëgjatësi justifikohet me faktin se tashmë shqiptarët nuk punojnë më në fabrika me helme kimike apo bëjnë punë të rënda. Berisha u shpreh se pensioni për fshatrat u dyfishua gjatë qeverisjes së të djathtëve. “Në asnjë vend ish-komunist të Europës Lindore (Bullgari, Rumani, ish-Jugosllavi etj.), pensioni nuk është si tek ne. Atje pensionet janë 40-50 dollarë”, tha Berisha. Sipas sinjalizimeve të kreut të qeverisë, mosha e daljes në pension me reformën e re do të bëhet 70 vjeç. Sipas Berishës, “mosha 65 vjeç është caktuar kur Shqipëria ishte e superfosfateve, dhe tani jetëgjatësia shkon në 78 vjeç”.
Skema e pensioneve në të vërtetë është një dështim i plotë prej vitesh që mbahet me injeksione nga buxheti i shtetit për shkak të prishjes së raporteve kontribues-pensionistë. Por që të pranosh këtë duhet të pranosh nivelin e lartë të papunësisë. Kështu që... Më mirë hajde këpusim brockulla për lumturinë e 65 vjecarëve në Shqipëri (a.th.)

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ca thua mor shoku? Kush punonte me helmet e ne miniera ne kohen e xhaxhity dilte pension qe ne 50 vjec, naftetaret dhe ushtaraket 55 vjec, mesueset 60 vjec. Vetem bujqit dilnin 65 vjec. Zaten fshatin asnje nuk e do.

Tani kerkojne te rritet mosha e pensionit punonjsit e administrates te kryeministrise se tjeter une nuk di...

Submitted by iilirTiranem (not verified) on

Un jam i mendimit qe dalja ne pension te behet pas vdekjes???? si thuj SRB a te behet qefi o qefin?

Submitted by Besiani (not verified) on

Politikane te çmendur, te cilet çdo gje ne kete vend e bejne per interesin e tyre. kujtojne se do t'u ngjitet karrigia pas bythe dhe do te jene te shoqeruar me bodiguarde dhe makina luksoze. Mund ta bejne dhe 100, po t'u mbushet mendja se jane te zgjedhurit e Perendise dhe do te jetojne 100 vjet....

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk mendoj se duhet rritur mosha e pensionit. Nuk mendoj se asht rritur mosha mesatare. Dhe mendoj se mosha mesatare per pak vite do rrotullohet rreth 65 vjec. prandaj rritja asht krejt e pafavorshme sepse:

Nje njeri qe ka punuar 35 vjet asht konsumue dhe nuk mund te vazhdoje me teper te punoje, por do vazhdoje te zvarriset deri sa ti vije pensioni.

Po te rijte qe rriten ku do punojne? Te punojne pleqte e te rrine te rinjte rrugeve? Kjo me duket anormale e me pasoja te renda per vendin.

Duhet te ngelet 60 vjet mosha e pensionit dhe te mos shtyhet asnje dite per askend qe arrin moshen.

Qeverite te miradministrojne mire skemen e pensioneve apo te rritin kontributin e pensionit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.