Deklarata e Nokës, vëllezërit Shyti, letër Berishës: Kurrë nuk t’i falim krimet që ke kryer dhe dëmet që na ke shkaktuar

Orik dhe Leart Shyti, të akuzuarit e përhershëm të Berishës si anëtarë të asaj që mediat e raportojnë si “Hakmarrja për Drejtësi” kanë dërguar sot pasdite në redaksitë e gjithë mediave në Tiranë një letër të hapur, në përgjigje të asaj që ka thënë dje ministri Flamur Noka.
Tha dje Noka: “Jam sot përpara jush, për t’i deklaruar zotit Rama, politikanit me rekordet me negative në lidhjet me krimin dhe përdorimin e grupeve kriminale në fushatat brenda dhe jashtë partisë, se përpjekja e tij është e pafrytshme. Asnjë presion nuk do të pengojë Policinë e Shtetit në kryerjen e misionit të saj, garantimin e sigurisë publike e qetësisë në vend dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe zgjatimeve të tij, kudo qofshin këto, qoftë edhe në zyrën z. Rama... Përpjekja e zotit Rama për të nxirë arritjet e Policisë së Shtetit e bën atë tërësisht qesharak në sytë e shqiptarëve, ndërkohë që, deklarata e tij se do të krijojë një polici të re, është vetëm halucinacioni i radhës. Policia nuk është Hakmarrja për Drejtësi që mund të përdoret në fushatën brenda PS-së, Policia e Shtetit nuk është Banda e Lushnjës që mund të përdoret për të mbushur dhe mbledhur kutitë e votimit të z.Rama...”
Thuhet në letrën e vëllezërve Shyti për mediat: “Nuk e dinim, sot e morëm vesh se Sali Berisha i ka caktuar një mision të ri “Hakmarrjes”. Dje i paska thënë Edi Ramës se “Policia nuk është Hakmarrja për Drejtësi që mund të përdoret në fushatën brenda PS-së”. Sipas kësaj deklarate, Edi Rama, “kushëriri”, “krushku”, “miku”, “bashkëpunëtori” ynë “në krime” dhe “në ndërtime pallatesh me paratë e krimit” (cilësorët janë shqiptuar në kohë të ndryshme prej Saliut), paska “vendosur” të na përdorë në një drejtim krejt tjetër nga ai i njohuri. Tani jo më në dëm të Saliut, por në dëm të PS-së, në fushatën brenda vetes. Jemi futur në një stinë të vështirë për Saliun dhe prisnim ta përdorte krijesën e tij “Hakmarrjen për Drejtësi”, ashtu sikundër ka vepruar për gati 20 vjet. Por nuk na e kishte marrë mendja se do të na caktonte një mision të tillë.... Dihet botërisht, dhe është pranuar nga gjykata të vendit dhe të huaja, se “Hakmarrja për Drejtësi” është krijuar nga Sali Berisha në tetor të vitit 1996... I duhej të fajësonte opozitën dhe, ndryshe nga si veproi me “thikat me helm” dhe “stilolapsat pistoletë” më 21 janar, pati kohë të krijonte “provat” dhe t’i shfaqte para publikut... Nuk besojmë se ka të tjerë, veç tij dhe zëdhënësve të vet, që t’u shkojë mendja të zgjidhin çështje politike a personale me emrin e “Hakmarrjes”.... Me këtë rast, Saliut po i kujtojmë atë që i kemi thënë prej kohësh. Kurrë nuk do t’ia falim krimet që ka kryer dhe dëmet që na ka shkaktuar...” A.N.
Më shumë:
http://www.ama-news.al/2013/01/nje-mision-i-ri-i-hakmarrja-p...
http://www.gazetatema.net/web/2013/01/22/flamuri-harron-musa...
Comments
E lexova te plote shkrimin te

E lexova te plote shkrimin te NOA, ketu jane pak rreshta dhe veshtire te kuptosh se cfare krimi te tmerrshem ka kry Sali Berisha kunder ketyre personave.

Kam lexuar edhe librin e tyre dhe eshte rreqethese ta mendosh qe shteti tu sulet njerezve me gjithe forcen e keqe te tij. Mendoj se kjo ngjarje e eger nuk krahasohet me ato qe kemi degjuar se ndodhin ne diktatura te egra. E vlefshme per film hollivudian.

Ishte edhe Muc Nano tek

Ishte edhe Muc Nano tek pucistet e stilolapsave pistolete me duket. Muci ti ke thene se ky saliu eshte genjeshtar i pacipe. po ky nuk eshte vetem genjeshtar e mashtrues, por edhe hajdut e vrases. mesoi edhe femijet e tij te vjedhin dhe genjejne dhe nuk eshte kjo me e keqja, ka mesuar femijet e gjithe Shqiperise te genjejne pa te keq se e shohin kete plak te rrjedhur e te pacipe qe genjen nga mengjesi ne darke cdo dite ne tv. Krimi qe ka bere ndaj jush eshte i vogel krahasuar me krimet qe i ka bere te ardhmes se atdheut. Kete krim nuk duhet ti falin shqiptaret ketij dhe dordoleceve te tij, paturpesine per te qene mesuesi i gjithe te keqiave qe mesuan femijet tane.

Ka menyra plot per ta bere

Ka menyra plot per ta bere xha Saliun te rrije urte. Problemi eshte qe ata qe i kane nedore, ende nuk kane arsye te mjaftueshme per ti vene ne veprim. Kurse ata qe i kane arsyet, nuk kane gje ne dore. Pershendetje Mustafait, respekte

Problemi eshte, se kalvari i

Problemi eshte, se kalvari i historise se Saliut, vertitet perreth krimit, si mjet per te rezistuar ne pushtet me funksionin e vetem te grabise deri ne piken e fundit cdo pasuri te ketij populli. Nese ne fillimet e viteve '90, ishte i angazhuar personalisht me bandat e tij ne lloj-lloj manovrash per tu pompuar ne majat e pushtetit, pas riciklimit politik fale qendrimit ' moderues' te faktorit opozitar te sotem, ai u zhyt familjarisht ne krime, sepse tashme e kishte mesuar se historia nuk do ta ndeshkonte per cfare i shkaktoi ketij populli pergjate qeverisjes se pare te tij. I nisur nga kjo ide joshese, familjarisht, ata kane futur duart ne krime pas ardhjes ne pushtet per here te dyte, jo vetem ndaj individeve te vecante, shfrytezimi i te cileve do i siguronte qendrimin ne pushtet dhe njekohesisht goditjen perbaltjen e opozites, por edhe ndaj pasurive tokesore/nentokesore/ajrore etj te ketij populli. Sot, ai eshte me i angazhuar se kurre ti vjedhe keto zgjedhje, sepse keto zgjedhje per te, do te thone qendrim larg burgut te vete atij dhe familjes se tij. Nese pas mandatit te pare qeverises, u 'riciklua' per ti sherbyer opozites, qe donte te trembte popullin me figuren e Berishes, duke siguruar ne kete menyre qendrimin e saj ne kulltuket qeverises, nese humb kete mandat kesaj here ai e di shume mire se ku do te perfundoje, per te dhene llogari dhe jo vetem ai, por e tere FAMILJA !

Perse kot thoni ju Saliu rri

Perse kot thoni ju Saliu rri me jelek antiplumb si dhe me makine te blinduar.Vete fakti qe "Hakmarrja per Drejtesi"eshte nje "bande kriminelesh" e krijuar prej Saliut per ti faturuar cdo gje te keqe kundershtareve te tij,u jep te drejten atyre djemve (Shyti) qe te hakmerren ne drejtim te tij.Une personalisht njoh njerin prej atyre te ashtuquajtur anetar te "bandes" dhe po ju them qe eshte i shkolluar,trim vertet, s`te bie ne qafe por s`ta perton nese ja ben borxh.Saliu ka hesape gjithandej dhe koka e tij eshte ne rrezik vertet.Po vrave do te vritesh dhe ai kete e di mire.

Add new comment