Timo Flloko, si të përballosh kaosin dhe problemet e artistit

Në një intervistë të gjatë për Elsa Demon te Shekulli isotëm, aktori i madh Timo Flloko rrëfehet për shumë gjëra. Aktori vjen si përkthyes i librit “Shpirti” nga Brian Weiss, dhe beson se denduria e kaosit mund të përballohet me forcën e mendjes dhe jo me barna anti-depresivë. Materializmin dialektik ai e konsideron bashkë me filozofinë materialiste si “filozofia më shkatërrimtare e shpirtit njerëzor”. Ai e quan besimin diçka personale, sepse “ata që besojnë në Zot, besojnë paq e parë. Zoti do besuar pa u parë.”
Në lidhje me këshillat për një artist të ri, Timo flloko flet nga përvoja e vet. Momentet e vështira, duhen përballuar, dhe pyetjes se “si?” ai i përgjigjet: “Përgatitem. Bëj psikoterapi me veten time për momentin më të vështirë. Nëse do më pyesje a do të isha gati të përdorja një dozë kokaine, që ta bëja këtë gjë, them, po, do të kisha dashur. Në fakt nuk ka asgjë të keqe. Sepse të heq panikun e herës së parë, e kontaktit me spektatorin. Kjo është thelbësore për një artist. Është e nevojshme kjo lloj profilaksie qëduhet të bëjë artisti, por dhe njeriu me problemet që ndesh në jetë. Kam pasur miq, mendje të rralla në botën shqiptare, intelektualë par exellence që janë ndodhur në këtë udhëkryq dhe humbja ka qenë fatale…” rrëfen me zemër në dorë për SH, Flloko.
k.c.
Comments
Artist i madh vertet por

Artist i madh vertet por shume i ngjajshem me Kadarene politikan, kur Timo Flloko flet per Filozofine. Natyrisht qe eshte Njeri i Madh Timo!

E kam njohur personalisht

E kam njohur personalisht Timon ketu ne USA.Atje njoha jo Timon aktor te madh por Timon filozof, poet dhe me nje bote te gjere shpirterore.Vertete eshte njeri me bote te pasur shpirterore dhe artistike.

Te lutem, hiqni shprehjen

Te lutem, hiqni shprehjen "i madh" para emrit te Fllokos (apo para emri te cdokujt tjeter).

Te tilla shprehje patetike jane ne rastin me te mire reagime emocional, subjektive (e plotesisht i papershtatshem i K.C ne kete rast) qe nuk i ben aspak nder respublikes. Pelqimet infantile/adoleshentare te nje gazetari apo shkruesi te gazetes/respublikes ja ulin vleren edhe vete lajmit apo shkrimit.

Mund te komentosh ne ato qe thote Flloko - por kur autori shpreh te tille adhurim te verber ndaj nje individi atehere sja vlen as te komentosh ne mesazhin e intervistes pasi apriori sipas K.c (apo edhe albanian man) cdo gje qe paska thene Flloko eshte nje perle filozofike e thene nga nje artist "i MADH").

Artistes dhe intelektualet e vertete japin mesazhe te qarta dhe te forta se pari me bemat, veprat dhe pozicionet qe mbajne kunder regjimeve - eshte shume e lehte te flasesh e te kritikosh ne prgjithesi kur je vete se pari beneficar ( apo perfitues) i ketij apo te gjithe regjimeve. Arti dhe jeta artistike shqiptare jane ne kete derexhi edhe prej veprimeve e mos-veprimeve te njerezve si puna e Timos dhe te shoqes.

Sa per aftesite tij artistike - lerjani njerezve te thjeshte/publikut ta vleresojne.

Sa me takon mua ai meriton vetem emrin aktor (pa shtesa e mbishtesa te kota) dhe besoj edhe Flloko eshte i kenaqur me kete titull te thjeshte.

E fundit gje qe ne kemi nevoje eshte te krjuarit te idhujve te kote e te pavend, qofte kjo edhe ne fushen e artit!!!

Add new comment