Bushati: 3 varësitë e Kryeministrit nga Serbia. Tema e ”bashkimit kombëtar” nuk do të jetë përcaktuese në votën e 23 Qershorit!

Postuar në 27 Janar, 2013 06:59

Në një intervistë për SHQIP, deputeti dhe Anëtari i Kryesisë së PS, Ditmir Bushati i konsideron “reagim të shtirur të një qeverie në ikje të një Kryeministri aventurier” deklaratat e Kryeministrit Berisha mbi “nevojën e bashkimit kombëtar” dhe se “do të rishikohen marrëdhëniet me Serbinë”. Bushati e thotë këtë sepse “një Kryeministër serioz, vendi i të cilit është anëtar i OKB-së, NATO-s, OSBE-së, KiE-ës, nuk përdor foltoret partiake, por kanalet diplomatike dhe ndërkombëtare përt të adresuar situatën e papranueshme në Preshevë”. Këto deklarata “të pakolauduara me faktorët e tjerë politikë shqiptarë në Shqipëri e rajon, apo kancelaritë përëndimore, do të koleksionohen në enciklopedinë e aventurave politike.” Sipas Bushatit, ky Kryeministër është i varur nga Serbia, sepse “politikat e ndjekura nga kjo qeveri e ky Kryeministër kanë sjellë një varësi të pakuptueshme ndaj Serbisë në: i) sektorin energjitik; ii) furnizimin me drithëra; iii) tregëtinë e armëve.” Bushati nuk beson se në këto zgjedhje temat e “bashkimit kombëtar” dhe “çështjes kombëtare në përgjithësi” do të jenë faktorë përcaktues për votën e 23 Qershorit. Ai beson se më shumë ka një taktikë elektorale se strategji të mirëfilltë bashkimi, si bashkim të shqiptarëve në një hapësirë të përbashkët europiane. k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.