Myftinia pozicionohet me Mitropolinë... kundër dramës.

Postuar në 27 Janar, 2013 05:03

 

Mediat sot raportojnë deklaratën e Myftiut të Korçës i cili ka dalë kundër dramës që ka ndezur shumë gjakra, pavarësisht se të paktë janë ata që e kanë parë. Drama Shën Mëria e Beratit është shfaqur për vetëm 5 net në Teatrin Çajupi të Korçës. Myftiu i Korçës, Haxhi Qazim Muçi, ka deklaruar për GSH se e mbështeisn qendrimin e Mitropolisë. “Shën Mëria e Beratit bëri ‘bujë’ në gjithë qytetin e Korçës dhe natyrisht edhe ne na ra në sy, por jo për mirë. Ne solidarizohemi me Mitropolinë e Korçës, pasi nuk është mirë të vihen në lojë klerikët tanë” ka thënë myftiu.

Më tej ai e shpjegon pozicionimin e Myftinisë se “nuk është mirë të prozvalet (injorohet) kolegu ynë, pasi ai i shërben Zotit. Unë mendoj se drama të tilla duhet të rishikohen patjetër”

Në intervistën me Myftiun, mungon pyetja nëse ata e kanë parë dramën dhe se çfarë i shqetëson konkretisht tek ajo. Mungon edhe pyetja për lirinë e shprehjes, edhe me anë të artit.

k.c.

Comments

Submitted by Minella (not verified) on

<p>I paskeni lënë pa punë fondamentalistët, ia paskeni zenë në fyt gjithë vrullin.&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.