2013-a, sipas FMN, shtrëngoni rripin

Postuar në 26 Janar, 2013 14:22

Shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi thotë për Zërin e Amerikës se viti 2013 do të jetë një vit i vështirë për ekonominë shqiptare, citon Balkanweb. Ai rithekson rrezikun e borxhit të lartë, problemet e sektorit bankar dhe nevojën për reforma strukturore.

Copëra nga intervista e tij, hedhin një dritë të re mbi optimizmin qeveritar:

 

  • Ka njoftime se ndikimi nga kriza në Evropë nuk ka qenë aq i madh.
  • “Mendimi ynë është se rritja (për 2013) do të jetë në fakt pak më e lartë, ndoshta më shumë se 1 përqind, por dyshojmë se do të arrijë 2%
  • “Po, është e vërtetë, borxhi është shumë i lartë, ndoshta më i larti në rajon. Kjo në vetvete paraqet problem për rritjen ekonomike në të ardhmen dhe rreziqe të tjera. Problemi tjetër është se gati gjysma e borxhit të Shqipërisë është afatshkurtër. Ai maturohet brenda 12 muajsh. Një faktor tjetër që ndikon është se borxhi i brendshëm, 70 përqind e tij mbahet nga sistemi bankar, që në vetvete është në pronësi të lartë të bankave të huaja, që nga ana e tij ka qënë nën presionin e krizës financiare evropiane.
  • “...kjo nuk është ekonomi që mund ta rrisë shumë borxhin.”
  • “Siç e kemi përmendur në raport kemi parë disa fatura të papaguara të qeverisë. Ne llogarisim 1 apo 2 përqind të GDP-së. Kjo ka ndodhur në pjesën më të madhe për arsye të projekteve të ndërmarra nga qeveria dhe për shkak të presionit për t’i mbajtur shpenzimet të ulura. Kompanitë që kanë kryer punimet nuk janë paguar dhe kjo ka shkaktuar efektin domino në ekonomi dhe mund të ketë penguar rritjen”
  • “Ikja e CEZ-it mund të krijojë probleme të tjera që mund të kërkojnë vëmendje fiskale.
  • “Sistemi bankar ka patur rritje të qëndrueshme të huave të këqija. Ky problem në Shqipëri është disi më ndryshe nga pjesë të tjera të Evropës pasi në shumë vende sistemi financiar ishte burimi i krizës. Në Shqipëri sistemi financiar po vuan nga kriza në pjesë të tjera të ekonomisë.”

 

k.c.

 

Intervista e plotë:

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/shefi-i-fmn-ky-vit-i-veshtire-per-ekonomine-shqiptare-kujdes-me-borxhin-118133.html

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.