Problemet e PD-së i dinë dhe të tjerët, por nuk kanë kurajë të dalin hapur - thotë partiaku lokal i SMS-ve me Markun

Postuar në 30 Janar, 2013 14:23

Gjon Ndoj, një nga drejtuesit e PD-së në Mirditë, është nga të paktët që “kanë dalë nga rreshti” publikisht në atë që në termat e partive njihet si “baza”. Ndoji u përmend në media disa ditë më parë për dorëheqjen e tij shoqëruar me disa SMS me deputetin Mark Marku. E përditshmja DITA e ka intervistuar Ndojin, e ka pyetur për PD-në dhe ai ndër të tjera thotë:

“Gjatë mandatit të dytë të PD-së, pas ndryshimeve kushtetuese, sipas të cilave deputeti fiton me listë dhe nuk përballet me elektoratin, pati një shkëputje nga strukturat e Partisë Demokratike, që filluan ta shohin si pronë, dhe jo si detyrim ndaj elektoratit.... Në strukturat e PD-së vazhdimisht kam ngritur problemet që shqetësojnë elektoratin dhe kam kërkuar transparencë. Kam kërkuar që, nëse duam ta mbajmë të fortë PD-në si strukturë, duhet të ballafaqohen të gjithë pushtetarët e PD-së dhe drejtorët me bazën e partisë, pasi një gjë e tillë ishte në favor të PD-së, por këto kërkesa të vazhdueshme kanë rënë në vesh të shurdhër dhe unë vetëm sa kam fituar urrejtjen e grupit të punës të deputetëve të qarkut të Lezhës...”

Dhe në pyetjen: “A ka të tjerë anëtarë të PD Mirditë që mendojnë si ju?”, përgjigjet:  “Të njëjtin shqetësim kanë shumë figura të tjera të PD-së së rrethit që kanë mbështetje në bazë, por nuk kanë kurajë të dalin hapur...” A.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.