Bamir Topi: Kur e ke shtëpinë me xhama, mos i gjuaj me gurë xhamave të komshiut

Postuar në 31 Janar, 2013 04:47

Bamir Topi e ka parë të udhës të marrë pjesë në programin ‘Kasketa’ të televizionit ‘A1 Report’ (është një program i Kastro Zisos), dhe biseda disi e padisiplinuar dhe e shthurur ka qenë e natyrës intime. Por aty Topi ka gjetur rast për të shprehur edhe qëndrime të një natyre tjetër. Fjala vjen, ka theksuar se Tirana tradicionale është çbërë, se prej saj kanë mbetur vetëm xhamia e Et’hem Beut dhe Kulla e Sahatit, se Tirana është bërë një metropol i madh, i rrëmujshëm e pa identitet, se po krijohet trekëndëshi urban Tiranë-Durrës-Krujë, se bashkimi me Kosovën është një kërkesë legjitime, por ata që bërtasin sot për këtë bashkim, e kanë mendjen tek votat, se femrat shqiptare janë më të bukurat në botë, etj., etj.

Në fund flet për përfshirjen e familjes së politikanëve në betejat politike, një fenomen i njohur në Shqipërinë e këtyre kohëve, dhe saktëson: “Kur e ke shtëpinë me xhama, është mirë të mos u gjuash me gurë xhamave të komshiut”. Dhe me këtë i fut një të pickuar Berishës (pa i përmendur emrin), që është marrë tërë kohën “në mënyrë vulgare” me familjet e të tjerëve, dhe tash e disa vjet po i duhet të përballet me sulmet që i janë bërë e po i bëhen familjes së vet.

M.N.

Comments

Submitted by Artur 68 (not verified) on

Antropologjia si nje dege e biologjise studion njeriun nen disa kendveshtrime si ato shoqerore ,kulturore,morfologjike,psiko-evolutive dhe ne pergjithesi sjelljen e tije ne gjirin e shoqerise. Ne kete fushe Bamiri mund te flasi ne tere kuptimin e fjales si njeri  kompetent pasi  ka pasur mundesine t'a studjoje personazhin (kafshen thote Bazja) Sali nga mjaft afer dhe per nje kohe te gjate.

Ne rastin konkret ajo çka keshillon ish Presidenti ka qene nje rregull i arte ne Greqine e lashte e thene ne disa forma si : Mos i bej komshiut pikerisht ate qe do te ofendonte nese e bere prej tije (Pitarku).

Dhe meqe Saliun e kemi musliman te devotshem me grua gjysem ortodokse dhe me bindje katolike (me te forte se vete Papa) do te ishte mire ti kujtohej çka thoshte Jezusi: Mos u bej te tjerve ate çka nuk do deshiroje te benin te tjeret mbi ty.

Submitted by dritan (not verified) on

O Bame meqe po flet per shtepine perse nuk u tregon njerezve me cfare parash e ke ndertuar tenden

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.