Koalicion LSI-FRD-PBDNJ? Por numërues ka vetëm LSI-ja…

Postuar në 02 Shkurt, 2013 02:32

Artikulli kryesor në ballinën e gazetës MAPO aludonte sot për një koalicion të mundshëm LSI-FRD-PBDNJ. Pardje, kjo gazetë citonte Vangjel Dulen të ketë thënë se është afër futjes në një koalicion të tillë. Ndërsa Henri Çili, pronari i kësaj gazete, ka disa kohë që i fryn kësaj ideje në artikujt e tij dhe në studiot televizive.

E vetmja logjikë për ngjizjen e këtij koalicioni, në qoftë se materializohet, është numërimi i votave, sepse logjikë ideologjike apo politike nuk ka. Por ka një problem edhe kjo logjika e numërimit – numërues në tavolinat e numërimit të votave ka vetëm LSI-ja. Sepse që një parti të ketë numërues të saj, duhet të ketë fituar të paktën dy mandate në zgjedhjet paraardhëse parlamentare. Kështu, në çdo tavolinë numërimi do të ketë një numërues të PD-së e një të LSI-së nga partitë në qeverisje, dhe dy të PS-së nga partitë në opozitë. Dhe pyetja është nëse numëruesit e LSI-së do t’i numërojnë saktë votat e aleatit FRD. Ose pyetja tjetër është nëse LSI-ja do t’ia japë borxh FRD-së vendet që i takojnë në tavolinat e numërimit në disa qarqe, ku ajo vetë nuk pretendon për mandat. Por këto qarqe mund të jenë qarqe, ku edhe FRD-ja ndoshta nuk ka shans për mandat…
E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonimi (not verified) on

<p>E o Zaloshnje, po si more do hyjme ne zgjedhje duke bere llogarite kush na i vjedh e kush nuk na i vjedh votat. Po pse zgjedhje te lira jane ato qe behen me kete mendesi ?</p><p>Ne Shqiperi duhet nje revolucion t&#39;i hedhe me bythe perpjete PD,PS,LSI e çdo parti tjeter, femije legjitim apo bastard te PPSH-se. Kete propogandoni ju gazetaret e intelektualet publike, ne vend qe te llogarisni kush ia vjedh voten kujt.</p><p>Po korruptoni rinine duke e shtyre te mendoje se politika eshte kush vjedh ke, po korruptoni shpresen.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.