Standartet e familjes: Vëllai i Lulzim Bashës do të shesë INSIG-un

Postuar në 02 Shkurt, 2013 04:26

Është Shqiptarja.com që jep lajmin se privatizimin e Insigut do ta bëjë vëllai i Lulzim Bashës. Sipas gazetës, në tenderin për të përzgjedhur subjektin që do të kryejë konsulencën e privatizimit të INSIG-ut, studioja ligjore “Optima”, ku bën pjesë si konsulent Erlindi Basha, vëllai i kreut të Bashkisë së Tiranës, është i vetmi subjekt që po vazhdon garën për konsulencën në privatizimin e kompanisë shtetërore të sigurimeve INSIG. Në këtë garë, për të cilën gazeta thotë se opinionit nuk i është bërë asgjë e ditur, nga komisioni i vlerësimit janë përjashtuar të gjitha subjektet e tjera dhe ajo është kualifikuar e vetme në fazën finale të ofertës financiare. Kjo kompani duket se është e priviligjuara e shtetit, sepse është përzgjedhur (si fituese e një tenderi të pashpallur ndonjëherë) për të përfaqësuar Albpetrolin në gjyqin për ARMO-n, me shumën 8 mil. lekë të reja. E tërë kjo, larg syve të publikut, ndërsa ngrihet tym i madh për radion e Fidel Yllit me 2 vetë staf.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.