Majko, ashtu si Blushi, nuk mendon se loja me mandatet do ta shpëtojë PD-në

“Ndarja e mandateve është ndarje mandatesh, e nuk duhet t’u japim atë peshë që po u japim”, tha Pandeli Majko sot në Korçë para gazetarëve. Kjo bie në kontrast me një si panik që është ngjallur mes shumë opozitarëve, ngaqë mendohet se kjo ndarje mandatesh nëpër zonat zgjedhore i jep në tavolinë PD-së më shumë se një mandat. E në rrethanat që, për shkak të kodit elektoral, diferenca mes palëve në numër deputetësh pas zgjedhjeve është e parathënë të jetë tepër e ngushtë, i bie që një apo dy mandate mund të përcaktojnë fatin e lojës.
Majko e lidh optimizmin e tij me faktin që periudha në pushtet e PD-së ka bërë të vetën, dhe shqiptarët do të votojnë masivisht kundër Berishës, mirëpo edhe ky lloj argumentimi nuk bind shumë, pasi Berisha ka provuar se, në ndryshim nga opozita e gjendur nën presione të natyrës etike, është i hapur e i gatshëm për të ndërtuar aleanca të gjera krejt eklektike e amorale, gjë që e ka dëshmuar me fakte e prova.
Pse Majko ka folur me këtë gjuhë, atëherë? Me siguri, për të mos shkurajuar zgjedhësit. Nëse jo, do duhet ta shpjegojë këtë optimizëm.
M.N.
Comments
Ose keta jan naiv ose dine
<p>Ose keta jan naiv ose dine dicka qe ne nuk e dime!!!</p>
po per lojen me listat qe po
<p> po per lojen me listat qe po behet nami - cfare mendojne keta. Po mbushet perseri Tirana me regjistrime te reja qe kalojne ne nje filter te kujdesshem kush i perket kujt qe vota e atyre qe do te sillen te jete e sigurte e mos shkoje kot</p>
Add new comment