BE e detyruar të bashkëpunojë me Berishën dhe Gruevskin, edhe pse e di që uzurpojnë pushtetin?

Postuar në 02 Shkurt, 2013 06:29

 

Botimi i raportit të ri të Këshilli Europian për Politikë të Jashtme (European Council on Foreign Relations) ka nxjerrë dy paralele itersante ballkanike, Berisha dhe Gruevski, 2 liderë që po uzurpojnë pushtetin. Në këtë raport shprehimisht shkruhet: “Në këtë kontekst, Brukseli nuk ka zgjedhje, por do të bashkëpunojë me liderët lokalë si Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, dhe Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, i cili polarizon opinionin publik dhe janë të akuzuar për uzurpim të pushtetit”

Përveç përmendjes së "uzurpimit të pushtetit" ku ndalet pjesa më e madhe e mediave që e kanë raportuar lajmin, pjesa që duhet të na shqetësojë në raport është ajo që thekson se BE është "e detyruar" të bashkëpunojë me dy uzurpatorët!

Në raporti e këtij think-tanku të rëndësishëm theksohet se polarizimi midis Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të opozitës, Edi Rama, mbetet i lartë. Në raportin me plot 151 faqe, theksohet se në Shqipëri opozita dhe mazhoranca kaluan pjesërisht bllokimin, por për shkak të polarizimit 3 ligjet e integrimit nuk janë miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, raporton gazeta Shqip.

Raporti i EUFR vë theksin se nxitja për demokratizimin dhe përmirësimin e standardeve të qeverisjes është një sfidë e vështirë për BE-në, kur nga ana tjetër ekziston një defiçit i vullnetit politik. Vullneti politik ëshët gishti pas të cilit fshihen të tërë politikanët shqiptarë.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.