Koment alla-Arjan për një foto ku lërohet toka si në mesjetë: Ata janë të lumtur ashtu Fidel, pse duhet t’i ndryshojmë?

Postuar në 01 Shkurt, 2013 15:50

Fidel Ylli deputeti për të cilin PD thotë se duhet të lërë mandatin për një frekuencë radio që ka patur në pronësi disa vite më parë ka qenë sonte një ndër të ftuarit në emisionin e Arjan Çanit që transmetohet të premteve. Duke shpjeguar arsyet pse po sulmohet sipas tij, nga Berisha, Ylli i lidhi akuzat me shtimin e prezencës nëpër fshatra të zonës elektorale.

“Kemi shkuar të flasim me njerëzit, e panë që nisa të angazhohem, u djeg ky aktivizim, dhe filluan sulmet – ka thënë me tone të ngritura deputeti socialist dhe në debat e sipër ka ngritur lart një foto ku shiheshin njerëz dhe kuaj që tërhiqnin një parmendë të vjetër duke lëruar tokën:

“Shikoje këtë foto, shikoji këta njerëz, punohet toka si në mesjetë, janë të varfër, të këputur. Dhe këta kanë surrat bëjnë krahasime: jemi më mirë se në kohën e Enverit, ç’krahasime janë këto? – është shprehur Ylli me tone të zemëruara duke injoruar në vijimësi përpjekjet e Çanit për ta ndalur.

Kur ka mbaruar, ka mbërritur dhe komenti i Çanit: “Fidel, po pse t'i ndryshojmë ata njerëz, ata janë shumë të lumtur ashtu, ai kali, ajo toka.. Foto shumë e bukur, mua më duket shumë ekzotike...” - Nuk janë të lumtur, jo - ishte replika e Yllit dhe biseda u mbyll me një spot publicitar. Emisioni vijoi me temën "Çfarë mendoni për Sali Berishën si mashkull.." A.N.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

Ky eshte [nje] qe pellet ne favor te Saliut, njelloj si 500 ''intelektualet'' e peticionit.

Submitted by Keli (not verified) on

Komenti i Canit ishte i papershtatshem dhe fyes. Eshte e qarte qe atij nuk i intereson situata ekonomiko-politike ne Shqiperi,eshte e qarte qe nuk i intereson vuajtja e njerezve dhe kete e tregoi shume mire sot. Ne fakt e vetmja gje qe i intereson Canit eshte audienca maksimale dhe eshte gati te beje cdo gje per t'a arritur.

Nuk eshte i lumtur nje njeri qe punon token me kal dhe qe robetohet per te nxjerre buken e gojes.

Fidel Yllit do ti thoja faleminderit,sepse sadopak me rikthen besimin se ka njerez te mire ne Shqiperi qe i duan te miren popullit.

Ndaj Canit jam shume i indinjuar dhe do ta shpreh indinjaten time ne formen me te thjeshte qe mundem,duke refuzuar te shoh me emisionin e tij...

Submitted by kastriot (not verified) on

Une jam i sigurt qe nuk e botoni kete koment!

I nderuar zoteri. Nuk eshte njeri i mire ai qe tregon me fjale apo dhe me fotografi  faktin se ne Shqiperi ka varferi. Njeri i mire eshte ai qe punon, vepron apo dhe ai qe nga milionat qe ka, dhuron(si nene tereza) qe ata qe jetojne ne varferi ekstreme te dalin nga ajo situate.

Por ne se ke vajtur ne zona teper malore dhe teper te varfera per te bere nje fotografi qe t'botosh ne gazete apo dhe ne tv., kjo nuk tregon se je njeri i mire, por je njeri qe  cfrytezon varferine e te tjereve per te bere kariere ne partine ku militon!

Submitted by Agimi (not verified) on

O kastriot,

A ka varferi ne Shqiperi ? Kjo eshte nje pyetje qe Instituti i Statistikave mund te i japi nje pergjigje qe mund te i afrohet se vertetes. Gjithashtu ka edhe njerez te ndryshem qe i japin pergjigje te ndryshme.  P.sh. nje shpellar , kur del nga shpella dhe shikon neper fshatra ato lloj shkollash, atij   i duket zhvillim dhe jo varferi. Kurse nje njeri tjeter qe ka lidhje interneti dhe mund te shikoje nivelin e shkollave  jashte kur i krahason me mizerjen neper fshatrat shqiptare..atij i duket kulmi i mjerimit.

Submitted by Ilir (not verified) on

Medet kush e ve kete per gazetar m.gj.th nuk duhen marre seriozisht eshte vetem per efekt emisioni...per ti rritur shikueshmerine..............Biznes.

Submitted by Mali i Zi (not verified) on

ne fakt Cani deshti te transmetonte nje kendveshtrim tjeter me ate qe tha por si duket u morr shume seriozisht nga ju dhe prandaj keni rene ne gracken e tij

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Sa budallenj dhe robt, ankohen per karagjozllikun e Canit. Ai nuk eshte gazetar / moderator ne ate emision. Eshte e gjitha aktrim, dhe pjese e emisionit. Eshte njesoj si t'ankohesh per Steven Colbert n'amerike pershembull (meqe ra fjala, spo i krahasoj kto dy persona se Cani eshte me kilometra larg profesionalizmit te Colbert). Kush shko ne ate emision duhet te mari parasysh talljen dhe budallalliqet e drejtuesit te emisionit.

Submitted by Anonim (not verified) on

Keta jan njerez pa shtyll kurrizore, qe mburren me sukseset e qeverris, pa pare njerzit neper fshatra, si e ncjerin buken e gojes, por ketyre ju leverdis, sepse te varferin e perdor si te duan. Si more ju pelqeka, te punojn token me parmend? Eeeee sa servila rrit kjo toke. Cirren neper studio sikur duan Europen nuk shkohet ne Europ me parmend si ne mesjet.Nuk ka budallenje  por i detyron varferia te bejn budallain .

Submitted by Anonim (not verified) on

Kush e ka bo gazetar kete Canin??? Ai eshte nje horr televiziv, sharlatan. Ka kontroll ky shtet???

Submitted by Dritan (not verified) on

Ej, mos u lodhni me Canin, tashme atij i ka dale boja qe tek emisioni Klani i Nates ne vitet 1997-1998-1999. Atje ja kane nxi atij.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.