Çmenduria: Ministri Halimi ideon dënime deri 25 vjet burg... në Facebook???

Duhet të jetë ose një tentativë për të kopjuar liderin e partisë, ose pamundësi për të ushtruar detyrën, fakti që inisiativa të një rëndësie të madhe, deri dhe nga ministrat, fillojnë në ... Facebook!!!
Ka qenë Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi nëpërmjet faqes së tij në ‘Facebook’ që ka propozuar masa ndëshkuese më të ashpra për personat që kapen me armë në rrugë apo banesë, njofton sajti online i gazetës Mapo.
“Unë gjykoj se ai ka drejtë. Nëse ne shohim shpesh kronikat e zeza, vrasjet më të shumta ndodhin me armë zjarri. Por ajo që unë mendoj është se duhen bërë disa klasifikime në lidhje me këtë cështje. Nëse dikush kapet me armë në rrugë, qëllimi kryesor, kriminal i tij, është të vrasë dikë! E nëse duhet të zbrapsim krimin e vrasjes, cilido qoftë ai, atëherë dënimi për ata që kapen me armë në rrugë, në ambiente publike nuk mund të jetë më pak se 10 vjet. Ne nuk duhet të presim që ai të vrasë dhe pastaj ta dënojnë gjykatat, përpos vrasjes edhe për mbajtje pa leje të armëve luftarake. Gjithkush që mund të kapet me armë në banesë, mund të ketë një dënim më të lehtë se ai i mësipërm, por jo më pak se 5 vjet, shumë herë më rëndë se ajo që është sot”, shkruan Halimi.
A ka forume, grupe pune, analiza, tryeza debati, etj, ky shtet, që ministrat detyrohen të qajnë hallet në Facebook? Para Facebookut, si manaxhohej ky shtet?
Me stil letraresk të njëjtë si shefi i tij, edhe ky postim fillon me... “...Një mik i imi më shkroi sot në mëngjes në lidhje me “Paketën e refomës në drejtësinë kriminale”, se dënimet për mbajtësit e armëve duhet të ashpërsohen edhe më shumë....”
k.c.
Comments
Dmth, ata qe do mbajne arme
<p>Dmth, ata qe do mbajne arme per vetembrojtje (psh. njerezit ne gjak, biznesmenet qe qarkullojne me cash, etj.), duhet te denohen me 10 vjet? Per kete Halimin, e ka gjetur Noli, por ai e kishte fjalen per Ministrin e Arsimit, por tani ne kohet moderne Arsim nuk ka, keshtu qe e kane cuar te Drejtesia... Rrofsh o shtet, per ket palo minister!</p>
Qeveria e Facebook-ut; e
<p>Qeveria e Facebook-ut; e armës, jo e pambukut, or Ti!</p>
Add new comment