100-vjetori i taksës progresive në SHBA

Postuar në 05 Shkurt, 2013 05:16

100 vjet më parë, hyri në fuqi amendamenti i 16-të i Kushtetutës së SHBA-së, i cili vendosi për herë të parë në atë vend taksën federale mbi të ardhurat personale të shtetasve. Në të 100 vjetët e ekzistencës së saj, kjo taksë ka qenë vetëm progresive – në themel të saj është parimi “Kush fiton më pak, ka përqindje taksimi më të ulët se sa kush fiton më shumë”. Gjatë 100 vjetëve, vetëm shkalla e progresivitetit të taksës federale mbi të ardhurat personale ka ndryshuar – në fillim ajo progresonte nga 0% në 6%, sipas nivelit të të ardhurave, ndërsa sot progreson nga 0% në 39.6%, sipas nivelit të të ardhurave (tavanin e arriti gjatë qeverisjes së presidentit të djathtë Ajzenhauer – 92%).

Kjo taksë u zbatua si reaksion ndaj pasurimit të pamatë të atyre që quheshin atëherë “baronë grabitës” (si Rokëfeller, John Hopkins, DyPont etj.), të cilët kishin akumuluar një pasuri përrallore  nëpërmjet lidhjeve të shkurtra me pushtetin. Por iniciatori i taksës progresive në SHBA nuk ishte Spiro Koleka, i cili sapo kishte lindur në atë kohë – ishte Ted Ruzvelti, Presidenti i Amerikës…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Kurse tek ne ndollë ndryshe ai që ka shumë pagun pak dhe e kundërta ai që ka pakë paguan shumë dhe kjo dallkauku ynë e quan një aritje të madhe</p>

Submitted by f d (not verified) on

<p>Une nuk jam usta i shifrave, por di dhe di mire, qe fale qeverisjes hallet tona ja kalojne shpreses.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.