Këto zgjedhje do jenë 2005-a jonë djathtas – thotë Rama pas zgjedhjes si zv.president i Internacionales

Edi Rama ka dhënë mbrëmë një intervistë për të përditshmen DITA, pas zgjedhjes si zëvendëspresident i Internacionales Socialiste: "Bëhet fjalë për një vlerësim të madh për çka PS ka qenë dhe ka bërë në këto vite; për modernizimin, prurjet e reja, arritjet drejt barazisë gjinore, rezistencën e madhe opozitare për lirinë e zgjedhjeve e, padyshim programin për një Rilindje Shqiptare. Ky është preludi i fitores së 23 qershorit" – ka thënë ai I pyetur për këtë zgjedhje, duke shtuar më pas se "nga Shqipëria mesazhin e parë e mora nga Linda që sigurisht ishte edhe e para që e mësoi prej meje, disa çaste përpara sesa të shkruaja njoftimin në “Twitter”.
Kreu i opozitës është pyetur më pas nga intervistuesi për aleancat zgjedhore të qershorit dhe listat e deputetëve. Më poshtë disa nga përgjigjet e tij:
Për Bamir Topin: "Bamir Topi ka një projekt divergjent me tonin. Ai synon të shpëtojë të djathtën nga një shkatërrim që do ketë pasoja dhjetëvjeçare. Ne duam të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo e djathtë. Momentalisht konvergojmë vetëm në nevojën për zgjedhje të lira e të ndershme dhe në këtë pikë mund dhe duhet të bashkëpunojmë…"
Për Ilir Metën: "Nuk kemi asnjë pakt por e përsëris, kur flas për LSI nuk shoh thjesht 23 qershorin po objektivin strategjik të rikonfigurimit të kampeve në Shqipëri. Jam i bindur se cikli që hapi dasia e egër e para dhjete vjetëve është drejt fundit pavarësisht nga 23 qershori. Është radha e të djathtës të hyjë në këtë cikël. Këto zgjedhje do jenë 2005 jonë djathtas!"
Për listat “e famshme” të deputetëve: "…Këto janë për momentin mollë sherresh për të shitur gazetat. Sigurisht që do ketë edhe pakënaqësi po kjo është pjesë e natyrshme e jetës së çdo skuadre para se të hyjë në fushë. S’ka lojtar në botë që të jetë i kënaqur kur i bie të rrijë në stol…" a.n.
Comments
Për listat “e famshme” të

Për listat “e famshme” të deputetëve: "…Këto janë për momentin mollë sherresh për të shitur gazetat. Sigurisht që do ketë edhe pakënaqësi po kjo është pjesë e natyrshme e jetës së çdo skuadre para se të hyjë në fushë. S’ka lojtar në botë që të jetë i kënaqur kur i bie të rrijë në stol…" a.n.

Kur i ben ti listat per shoqerine tende dhe klientet e tu, normal qe ka pakenaqesi dhe normal qe ka dhe pasiguri mbasi e dine se cfare bere ne 2009.

Po te kishte kandidim te hapur, sic thoshte sot dhe Mejdani, te vetmen pakenaqesi njerezit e kane me veten dhe e perdorin si stimul per te punuar me shume deri zgjedhjet e reja qe te fitojne ata ne gare.

E rendesishmja eshte qe eksperienca e 2009 vertetoi se listat nuk ishin nje mjet per te sjelle intelektuale e zera te fuqishem ne politike, por komplet e kunderta. Listat ishin nje menyre per te mbyllur sistemin politik akoma me shume e per ta mbushur ata me servilet e kryetareve.

Add new comment