800 mijë dollarë të tjerë nga taksat për lobim?

Postuar në 05 Shkurt, 2013 14:34

Një javë më pare, Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim, ku i shton buxhetit të Kryeministrisë 800 mijë dollarë, për të paguar një kontratë lobimi në vitin 2013. Vendimi me numër 29 nuk është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, por është pjesë e fletores së fundit zyrtare. Sipas tij, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, Kryeministrisë i shtohen 80 milionë lekë ose 800 mijë dollarë për përballimin e shpenzimeve të lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndonëse vendimi nuk citon emrin e kompanisë përfituese të shumes prej 800 mije dollarësh, gjurmët e fakteve të çojnë tek “Patton Boggs”.

Pak ditë më pare, “Top-Channel” bëri publike dy kontrata të qeverisë shqiptare me dy kompani lobuese në SHBA.  E para, ajo e kompanisë “Podesta”, me vlerë 720 mijë dollarë është lidhur në prill të vitit të kaluar e paguhet me këste mujore prej 55 mijë dollarë, ndërsa pjesa dërrmuese e vlerës është paguar tashmë. Pikërisht, shlyerja e detyrimit për muajt e kaluar e përjashton që kjo shumë të ketë për destinacion “Podestan”. Kontrata e dytë ishte ajo e amendimit të marrëveshjes me “Patton Boggs”, e publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Marrëveshja është lidhur në 7 dhjetor, vetëm dy muaj më parë dhe nuk përmbante çmimin që qeveria do i paguante kompanisë amerikane për shërbimet e lobimit. Në këtë pikë, vendimi i një jave më parë i qeverisë duket se është pikërisht fatura e radhës për “Patton Bogs”, 800 mijë dollarë të tjera pas milionë dollarëve që janë paguar nga viti 2008 për kompanitë e lobimit. Nëse është kështu, atëhere vlera të cilën paguan qeveria shqiptare me paratë e taksapaguesve shqiptare për lobim kalon kufijtë e menduar më pare, duke shkuar në plot një milion e 520 mijë dollarë për dy kompani. Në të kundërt, pra nëse parate nuk janë për “Patton Boggs”, do te rezultonte se veç “Patton Bogs” dhe “Podesta Grup”, qeveria paguan edhe një kompani të tretë lobimi krahas dy të sipërpërmendurave. TCH

Comments

Submitted by xha Jaho (not verified) on

<p>Si ata qe paguajne nen dore profesorin per te marre provimim!</p><p>Do ta luftojme korrupsionin de more de, si lum ti popull qe na ke!</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Kur do vijë ajo ditë që ti pagojë deri në një të gjitha të këqiat dhe vjedhjet që i ka bërë pasuritë e shtetit</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.