Projektligji i armëve, Majko: po pajisim me armë në mënyrë legale edhe krimin e organizuar

Drafti i ligjit për armët që u diskutua në komision e u rikthye për t’u parë në qeveri, të kujton periudhën kur më ’97, PD armatosi “të vetët” me armë. PS e kundërshtoi fort projekt ligjin ku parashikohet pajisja me to nga zyrtarë të lartë, ministra, deputetë apo dhe anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Ja disa nga argumentet e hedhura nga palët gjatë debatit të fortë në komision mbi ligjin e armëve (transkriptuar nga “Shqip”):
Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj:
“për çfarë i duhet arma anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Nga cilët mbrohen këta njerëz. Çfarë logjike është kjo në këtë vend ku një kategori e caktuar, duhet të ketë armë në xhep dhe ai qytetar që është i kërcënuar çdo ditë nuk duhet të ketë. Deputetët, anëtarët e Këshillit të Ministrave duhet të na vinë me pisqollë! Një pjesë pisqollë nga koka një pjesë në xhep... këtu përditë po flitet për njerëz që qarkullojnë me armë në xhep. Këtu po flitet përditë për nëpunës të shtetit me armë në xhep që kërcënojnë qytetarët dhe subjektet private, punonjës të Gardës së Republikës dhe punonjës të Policisë së Shtetit që përdorin armën, jo për qëllimin që iu është dhënë, por për interesa personale. Cili është standardi që doni të vendosim. Meqenëse ne nuk duam që të mbrojmë qytetarët, të paktën të mbrojmë kokat tona?”
Deputeti i PD, Paloka:
“Nuk e di, z. Xhafaj ka menduar t’iu heqim policëve armët, që nxori këtë argument. Në fakt, janë policët që po vriten me armët e kriminelëve dhe jo me armët e zyrtarëve. Janë zyrtarët që po vriten me armët e kriminelëve”
Deputeti i PD, Fatos Hoxha:
“...problemi te ne janë fëmijët e politikanëve, të afërmit tanë që mbajnë armë, bëjnë faje dhe nuk i ndëshkojmë, por i mbrojmë ata. Akuzojmë se gardistët, policët kanë dalë në rrugë dhe kanë vrarë njerëz. Jo të nderuar kolegë, nuk kemi raste të tilla. Ata por vriten në krye të detyrës dhe në mbrojtje të institucioneve të shtetit. Ne duhet të bëjmë maksimumin t’i mbrojmë ata. Nuk janë gardistët ata që kanë vrarë, jemi ne politikanët që kemi tentuar t’i vrasim ata. Po, po, me gjithë se ata kryenin detyrë të shenjtë...”
Xhafaj:
“...ata katër qytetarët në bulevard kush i vrau?
Deputeti i PS, Pandeli Majko:
“Kam një merak dhe dua që kolegët të më ndjekin. Mos po pajisim me armë në mënyrë legale edhe krimin e organizuar, sepse unë nuk e di që të ketë kriminel të varfër. I themi ti ke 20 milionë lekë kapital, urdhëro armën. Kemi një mungesë barazie të qytetarëve para ligjit”, (lidhur me faktin se armë mund të mbajnë biznesmenët dhe ortakët e tyre, që kanë një xhiro apo kapital bankar deri në 20 milionë lekë.)
Deputeti i PS, Ben Blushi:
“Ju thoni se ka siguri në vend, por keni sjellë një draft të ri për armët. Ky ligj parashikon që numri i personave që mund të mbajnë armë të rritet. Ju jeni edhe ministër, edhe deputet. Nëse ky ligj kalon, ju do të mbani armë zoti ministër? Dhe nëse po, për çfarë ju duhet arma për t’u mbrojtur apo për të sulmuar?” (Ministrit të Brendshëm Noka)
k.c.
Comments
Ma shum palaço qënka ky
<p>Ma shum palaço qënka ky Paloka mos ka aruar ky që jetonë në Tiranë apo i duket sikur është në mes maleve ky Pali</p>
Ne kete rast Paloka ka te
<p>Ne kete rast Paloka ka te drejte ...dhe Xhafaj ja fut kot fare --Nepuensit e larte duhet te kene arme, se rugecet bejne te fortin me nepunesin e larte dhe e kercenojne me jete --Edhe depudetet duhet te kene arme ...Ato qe thote Xhafaj jane perralla .......</p>
po te kete shtet dhe siguri
<p>po te kete shtet dhe siguri ska nevoje njeri per arme raimond,thuaj qe ska siguri dhe e kan kthyer ne pyll shqiperine,merrni arme dhe sulmoni njeri-tjetrin,ligji i xhungles.</p>
Ne kete rast Paloka ka te
<p>Ne kete rast Paloka ka te drejte ...dhe Xhafaj ja fut kot fare --Nepuensit e larte duhet te kene arme, se rugecet bejne te fortin me nepunesin e larte dhe e kercenojne me jete --Edhe depudetet duhet te kene arme ...Ato qe thote Xhafaj jane perralla .......</p>
Add new comment