Noli i shkruan Zogut: Më duhen para

1 - Letër Ahmet Zogut Shkurt 12,1937
Lartmadhëni, Me anën e kësaj letre dua t’ju lutem përunjësisht t’a autorizoni Sinodin e Shenjtë të më japë një shërbim në Kishën orthodhokse Autokefale të Shqipërisë, se roga që marr këtu është e vogël dhe e parregulltë, dhe jetesa ime po bëhet dita më ditën më e rëndë dhe më e mërzitur. Nga ana tjatër, ju përsërit lutjen të porositni Qeverinë të më caktonjë një pension dhe të më dërgonjë një ndihmë gjersa të votohet pensioni. Me këtë rast, bënj të njohur se që më 1932 kam qëndruar striktërisht jashtë politikës, dhe çdo lajmë e kundërt është çpifje e armiqve personalë, midis të cilëve më vjen keq të numëroj edhe Z-in Faik Konica. Dyke shpresuar se lartmadhënia juaj, me shpirtmadhësinë që Ju karakterizon, do të merrni para sysh lutjet e mia. Mbetem, uronjësi juaj me Perëndinë....
2 - Letër Mbretit Zog
Lartmadhëri, Me anën e kësaj letre vinj t’i lutem Larmadhërisë Suaj të më përkrahni financiarisht për të vazhduar studimet e muzikës në fushën e së cilës do t’i shërbenj atdheut në mënyrën që i ka shërbyer Franzs Liszt-i Hungarisë. Për këto studime më duhen posht e lartë nja 5 mijë dollarë, sipas çkoqitjeve të dhëna nga një listë të mbyllur këtu brenda. Gjithashtu këtu brenda L.J. do të gjeni programin e Konservatorit të këtushëm me provën e padyshimtë që meritonj çdo përkrahje në fushën e muzikës. Me shpresë që Lartmadhësia juaj, si protektor i arteve të bukura, do të më dërgoni këtë shumë me kohë për të nisur punën nga fundi i gushtit. Mbetem Uronjës përpara Perëndisë për Lartmadhërinë Tuaj.
F.S. Noli - Boston, Mass. Qershor 25,1938
Si dy kundërshtarë politikë, është e njohur marrëdhënia konfliktuale mes Fan S. Nolit, udhëheqës i revolucionit të qershorit 1924 dhe Ahmet Zogut, Mbret i Shqipërisë. Megjithatë, në këtë rrugë të gjatë sulmesh të ndërsjella ka pasur momente kur të dyja palët i kanë shtrirë dorën njëra-tjetrës. “Një politikë elastike” e quan studiuesi Nasho Jorgaqi. Këtë na e tregojnë më qartë vetë letrat që këto dy figura të rëndësishme të historisë së Shqipërisë i kanë dërguar njëri-tjetrit, apo të tretëve. Në veprën më të fundit kushtuar Nolit, “Letërkëmbimi i Fan Nolit”, botuar nga “Erik” dhe përgatitur nga Nasho Jorgaqi, ofrohen qindra letra që Noli ka dërguar e ka marrë. Mes tyre, edhe disa letra mes Zogut dhe Nolit
Më shumë:http://www.panorama.com.al/2013/02/04/noli-zogut-jam-larguar-nga-politik...
Comments
E quan Zogun shpirtmadh?

E quan Zogun shpirtmadh? Atehere eshte ai vete shpirtvogel qe beri lufte per ti marre pushtetin. ( dhe qe patjeter pa pasur edhe te vrare e te plagosur nga kjo perpjekje e Nolit kunder Zogut ). Paska pasur te drejte Enveri qe nuk e konsideronte me te gjalle Fan Nolin

Normale.Ahmet Zogu ishte i

Normale.Ahmet Zogu ishte i pasur.Ose me sakte.Bente cte deshironte me parate e dhe pasurine e Shqiptareve.Nderkohe qe Noli ishte i varfer sa me ska.Nje i paafte injorant i lig dhe kriminel si A.Zogu kishte florinj pa mase.Ngaqe e kishte rrogen si Mbret marramendese.Mdonje gjuhe e lige thote se ai vidhte arken e shtetit.Ko.Ai kishtre rrogen shume te larte.Keto gjuhe te liga mos i degjoni.

Uria dhe varferia jane gjera

Uria dhe varferia jane gjera te keqija. Uria perkul edhe hekurin - per fat te keq edhe personalitetin e nje njeriu te madh si F.S. Noli.

Le te gjykojme Nolin nga te mirat e shumta qe i ka dhuruar Shqiperise, nga te rejat qe vendi i ka patur dhurate prej tij dhe jo nga shfaqet e te keqijave kronike shqiptare qe ju ngjiten edhe Nolit ne kohen e pleqerise se tij.

astrit si rastin e nolit të

astrit si rastin e nolit të fishtës e shumë e shumë të tjerë duhet ti studjojmë për të thejshtën arsye!për të mësuar prej këtyre rrasteve!njeriu në momentet e jetës mund të jetë i hekurt,i butë,i zgjuar/gjeni,injorant,altruist,mizor,patriot,tradhëtar!njerëz tanë të mëdhenj në periudha të ndryshme kanë qënë të ndryshëm!studimi i tyre duhet bërë për kohën ku kanë jetuar,vlersuar dhe kritukuar për veprimet e tyre!e keqja tonë është arsyetimi i tradhëtive,kur janë njerëzit tanë,dhe hyjnizimi i të mirave!ose e kundërta!tek ne mungon objektiviteti i mendimit shkencor!histori shkruhet nga historianët por diktohet nga diktatorët!deri sot po ndodh vetëm kjo!noli ishte i madh për atë që bëri në jetën e tij!një shprehje thotë"dhe djelli ka anën e tij të errët"!kështu dhe noli!si çdo njeri tjetër pati "anën e errët",por kur e vë në ballancë punën e tij %perqindja më e madhe,absolute,anon nga e mira!

Po te shikosh ku kemi

Po te shikosh ku kemi perfunduar,per çfare nuk kishte te drejte Enveri?

Tamam ne ato vite kur MIGJENI

Tamam ne ato vite kur MIGJENI kendonte "Mjerimi", "Luli i Vocer", "Zoti t'dhashte", "Legjenda e misrit" etj, tamam ne ate periudhe kryepeshkopi i Kishes ortodokse autoqefale shqiptare Noli i kerkon kundershtarit te vet turk-osman Ahmet Zogut 5 mij dollar per te vazhdue ne Amerike konservatorin. Tamam dhimbje kristjane per fukarate.

O Pal jabanxhiu, laje gojen

O Pal jabanxhiu, laje gojen kur permend mbretin e shqiptareve!

Nuk ka qene as turk as osman Ahmet Zogolli, se i pari i fisit te tij quhej Zog, e zog turk nuk ka.

Jabanxhinj ne malet e Matit nuk ka e nuk ka per te pasur ndonjehere, se nuk ka c'kerkon robi ne maje te Matit

Cfare ndryshimi i madh...Noli

Cfare ndryshimi i madh...Noli ju perunj Zogut, sado qe ai ishte kundershtar i tij, por shqiptar, ndersa Zogu aspak "shpirtmadh", pasi Noli nuk kishte tjeter si ti drejtohohej, shkoi dhe mori ndihme monetare dhe ushtarake tek serbi per te pushtuar vendin dhe e coi deri ne ate derenxhe qe e dime te gjithe...Pra duket kush eshte vertet njeriu i Madh dhe kush i vogel.

Drini, a nuk e kupton, se Fan

Drini, a nuk e kupton, se Fan Noli me gjithe ate dituri, gjithe ato gjuhe kur te donte e blinin fqinjet tane, aq me teper qe kishte ne dore edhe kishen autoqefale te cilin ata e moren prape tani, por ai pranoi ti perunjej nje kundershtari shqiptar te Tij, se nje fqinji ta mbushte me para, apo ti jepte ndihme deri edhe ushtarake sic i dhane serbet Zogut, por edhe greket. Ndaj edhe Noli ngelet nje atdhetar i Madh dhe Zogu nje tradhetar dhe njeri i vogel.

Nga keto dy letra kuptoj

Nga keto dy letra kuptoj vetem qe Noli qe ekstremisht i ndershem ,me

administrimin e parave te shqiptareve pergjate kohes qe qe kryeminister.

Add new comment