Fox News, rekordi më i ulët i popullaritetit në 4 vitet e fundit

Postuar në 06 Shkurt, 2013 16:44

 

Besueshmëria e Fox News, rrjetit mbështetës të republikanëve amerikanë ka rënë 9 për qind në dy vitet e fundit, sipas një sondazhi të ri të bërë nga PPP (Public Policy Polling) në rezultatet e publikuara të mërkurën, sipas Huff Post.

Sondazhi i përvitshëm u kërkon pjesëmarrësve të klasifikojnë besimin që kanë në rrjete të shumta, duke përfshirë Fox News, MSNBC, CNN, PBS, Comedy Central, ABC News, CBS News dhe News NBC. Sipas rezultateve të bëra të ditura, Fox News ka kapur pikën më të ulët, rekord, në katër vitet e fundit. 41% e votuesve besojnë atë dhe 46% jo. Në vitin 2010, shifra ishte 49% që e besonin dhe 37% jo.

Gjëja që të habit, është që ata që e besojnë (34%), e besojnë makismalisht në krahasim me rrjetet e tjera në studim, ndërsa Fox News është totalisht më i pabesueshmi nga ët tëra rrjetet (39%).

Rezultatet tregojnë vetëm një gjë, që media jo vetëm ka polarizuar publikun, por ka kompromentuar edhe misionin e vet.

Ja.Se.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.