Klinton më popullore sesa Obama e Xho Biden

Postuar në 09 Shkurt, 2013 11:55

Quinnipiac University ka nxjerrë të dhëna se "Hillary është figura më popullore kombëtare në Amerikë."

Sipas sondazhit të kryer nga 30 janar - 4 shkurt, në bazë të votuesve të regjistruar, 61 për qind e tyre kanë një opinion shumë pozitiv për znj. Klinton, ndërsa 34 për qind e votuesve jo. Ajo mundi lehtësisht presidentin Obama në këtë sondazh ku ai ishte i pëlqyer vetëm nga 51 për qind. Zv/Presidenti Joe Biden kishte një vlerësim pozitiv prej 46 për qindësh nga votuesit e këtij sondazhi.

Sipas këtij sondazhi, del se "Hilari Klinton që mbylli mandatin e saj si Sekretare e Shtetit, është aktorja më e popullarizuar në skenën politike amerikane sot."

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.