Ingravescentem aetatem.. Papa i parë prej shekujsh që jep dorëheqjen

Postuar në 11 Shkurt, 2013 07:49

Papa Benedikti i 16-të njoftoi sot se do të japë dorëheqjen. Me anë të një deklarate, Papa tha se ai do të tërhiqet nga posti i Papës më 28 shkurt. Doreheqjen e ka deklaruar ne latinisht - thote agjensia ANSA dhe citon: "Dorëhiqem per ingravescentem aetatem". Papa citohet te kete thene se e "ka ekzaminuar herë pas here" ndërgjegjen e tij e tij rreth këtij vendimi. Papa Benedikti tha se po jep dorëheqjen sepse gjatë muajve të fundit ka humbur fuqinë e tij fizike "në atë shkallë që më duhet të pranoj paaftësinë time për të përmbushur detyrat që më janë besuar si Papë".
Froni i Shën Pjetrit do të mbetet bosh kur Papa të japë dorëheqjen në fund të muajit. Një numër kardinalësh do të mblidhen për të zgjedhur Papën e ri. Papa Benedikti u shpreh kështu në deklaratë: "Le t’ia besojmë Kishën e Shenjtë kujdesit të Pastorit tonë Suprem, Lordit tonë, Jezu Krishtit dhe t’i lutemi Nënës së tij të Shenjtë, Mary që ajo të mund të ndihmojë Atërit Kardinalë". Papa Benedikti tha se do t’i "shërbejë me devotshmëri" kishës në të ardhmen "nëpërmjet një jete të përkushtuar në lutje". Papa Benedikti është 85 vjeç. Ai do të bëhet Papa i parë që jep dorëheqjen pas disa shekujsh. A.N.

Më shumë:

http://www.ansa.it/web/notizie/rubriche/politica/2013/02/11/...

Comments

Submitted by drini (not verified) on

<p>me mire &#39;&#39;doreheqje&#39;&#39; se sa ta &#39;&#39;lere&#39;&#39; zemra.</p>

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>A.N shkruhet eterit jo aterit&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.