Arkiv-Lajme
Qeveria pranon zyrtarisht: Privatizimi i Albpetrol nga Vetro Energy dështoi
Botimi në fletoren zyrtare për mbylljen e negociatave për shitjen e Albpetrol ka mbyllur tashmë cdo aludim të qeverisë për dështimin e blerjes së tij nga Vetro Energy. Në këtë botim thuhet qartësisht se “Për vijimin e procedurave të privatizimit të shoqërisë “Albpetrol” SHA, Patos, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7 të ligjit nr.
SHËNIM: Të quash 'artist' atë që në cirk pastron mutin e elefantit
Artan Hoxha ka shkruar një opinion të gjatë në të përditshmen Panorama që e ka titulluar “Këndvështrime dhe reflektime mbi 21 janarin”. Këndvështrimet dhe reflektimet e autorit në fjalë, sillen rreth një “pjese të publikut” (sic ai e quan) për të cilin Hoxha (Artan) është i bindur që.. (citojmë):
Liri Lubonja polemizon me Mihallaq Luarasin. “Nuk të fal, jo dëshminë, po zellin prej dëshmitari”, i thotë
“Kurrë nuk jam përballur me Mihallaqin gjatë gjithë këtyre viteve. E kam shmangur gjithmonë takimin me të. Me Edin, bashkëshorten e tij jam takuar dhe kam folur, kurse atë nuk kam dashur ta takoj. [Dhe përballjen e kam shmangur] pikërisht për qëndrimin që Mihallaq Luarasi mbajti karshi Todit në gjyq. Pikërisht për ato 27 faqe dëshmi që ai bëri kundër tij” – këto fjalë janë të Liri Lubonjës, së shoqes së Todit, që i është përgjigjur flakë për flakë qëndrimeve të Mihallaq Luarasit. Ky i fundit është duke publikuar një libër, në të cilin “polemizon” me Todi Lubonjën.
Eduard Selami bën atë që pritej të bënte: Takohet me “mikun e tij të vjetër”, Berishën
Eduard Selami ka kryer hapin e fundit “procedurial” të riafrimit me PD-në. Ai ka takuar – këtë e thotë Panorama e sotme – kreun e PD-së, Sali Berishën, dhe këtë e ka bërë në zyrën kryeministrore. Ish eksponenti i Lëvizjes së Dhjetorit 1990 citohet të ketë thënë pas këtij takimi të pritshëm, se “gjithçka ishte në mirëkuptim; ishte një takim mes miqsh të vjetër, siç kanë qenë gjithnjë takime të tilla gjatë këtyre viteve; m’u tha se jam i mirëpritur në PD”. Dhe ka shtuar: “I jam mirënjohës për kohën që doktor Berisha gjeti për të më takuar”.
Pse ishte fshirë kjo pjesë e letrës së DASH për qeverinë e Tiranës?
Dokumenti i DASH i zbuluar dhe komentuar mbrëmë në emisionin Top Story në televizionin TCH tërhoqi vëmendje edhe për një pjesë të fshirë (pjesës i ishte rënë përsipër me bojë, por gazetarët nuk kanë hequr keq për të lexuar nën të).
Ndiej mëshirë për të - thotë Shinasi Rama për Selamin dhe e quan shtupë dyshemeje si Pollo, Imami, etj
Një ndër figurat e njohura në PD-së në vitet e para të saj, Shinasi Rama, komenton dëshirën e Eduard Selamit për të kandiduar si deputet i kësaj force. Ish-studenti i dhjetorit ’90 thotë në një intervistë për të përditshmen Shqiptarja.com se Selami po ha turpin me bukë.
Sipas tij, Selami më mirë të vazhdonte të shiste makina të vjetra në SHBA, sesa të kthehej në Shqipëri për t’u bërë vegël e Saliut. Shinasi Rama e krahason Selamin me të tjerë të kthyer në PD si Imami e Pollo.
Shkatërrimi i Spaçit sipas Lames, çështje mjerimi dhe mjeranësh
Fatos Lubonja ka disa ditë që ka ngritur shqetësimin e shkatërrimit të Burgut të Spaçit dhe alarmit për atë që po ndodh me këtë muze të diktaturës, i është bashkuar sot edhe Artan Lame. Por ai e sheh ndryshe.
Don’t make us condemn you publicly!
“Ne jemi tejet të zhgënjyer dhe të shqetësuar se liderët shqiptarë po i largohen rolit tradicional konstruktiv që Shqipëria ka luajtur në rajon. Deklaratat e fundit publike të bëra nga politikanët shqiptarë kanë kapërcyer vijën e diskutimeve të përgjegjshme, në atë të retorikës kundërproduktive dhe potencialisht të rrezikshme.
Podestat e takojnë Obamën 25 herë, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve...1 herë?
Kur Shtëpia e Bardhë në kohën e Obamës lëshoi të parën listë të vizitorëve në vitin 2009, “US News and World Report” vuri re diçka: “Për të brendshmit, lista tregonte diçka tjetër: Pushtetin e familjes Podesta. Mes tyre, këshilltari i Obamës dhe ish- shefi i stafit të Clinton-it, John Podesta, vëllai i tij, Tony Podesta dhe gruaja lobiste e Tony-t, Heather, kishin bërë në total 25 vizita. Sa për krahasim, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi kishte bërë një vizitë”.
WTF ??!!
Një denoncim krejt i pazakontë është bërë nga vëllai i një prej vajzave të aksidentuara në Himarë në maj të vitit të kaluar, ku 13 persona humbën jetën. Televizioni Top Channel raporton se një nga të mbijetuarat Florie Peci, e cila u kurua në Austri për shkak të plagëve të rënda, rezulton se është shtatzënë dhe është përdhunuar e abuzuar seksualisht gjatë kohës që ajo ishte në koma. (!!)