Pse ishte fshirë kjo pjesë e letrës së DASH për qeverinë e Tiranës?

Dokumenti i DASH i zbuluar dhe komentuar mbrëmë në emisionin Top Story në televizionin TCH tërhoqi vëmendje edhe për një pjesë të fshirë (pjesës i ishte rënë përsipër me bojë, por gazetarët nuk kanë hequr keq për të lexuar nën të). Nuk u dhanë arsye pse ajo pjesë ishte 'fshehur', por nëse gjykon nga një tekst i botuar sot në të përditshmen DITA, këto arsye me gjasa lidhen me “zbulimin” në një farë mënyre që kjo pjesë u bën qëllimeve amerikane me presionin për dialog Serbi-Kosovë (I gjithë synimi është të ndalojnë Serbinë të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës - lexohet ndër të tjera).
Ja çfarë shkruhet nën këtë pjesë të fshehur në transmetimin e mbrëmshëm, sipas të përditshmes së sipërcituar:
“Disa fakte mbi monumentin e Preshevës: Si fillim, ai është thjesht një monument. Një pllakë me disa emra mbi të. Nuk është një çështje territoresh, shkollash, zhvillimi ekonomik apo anëtarësimi në BE. Ai ishte një monument i ndërtuar ilegalisht dhe që kishte në një farë mënyre për qellim të provokonte qeverinë e Serbisë. E dyta e punës, qeveria e Serbisë tentoi të negocionte me politikanët vendas, por ata refuzuan të bëheshin pjesë e një dialogu real mbi këtë çështje. Është e vërtetë që qeveria e Serbisë mund të ishte treguar më e duruar edhe të vazhdonte tentativat për dialog, por përgjigja nga disa persona në Kosovë- (dëmtimi i varrezave) dhe përgjigja nga qeveria juaj vetëm sa i hodhën benzinë zjarrit dhe dëmtuan imazhin tuaj. Misioni i OSBE në Serbi, ambasada jonë në Beograd dhe një sërë misionesh diplomatike të tjera janë duke u përpjekur të gjejnë një zgjidhje dhe do vazhdojnë me tentativat e tyre. Ndërkohë, deklaratat tuaja vetëm sa e vështirësojnë punën tonë dhe nuk janë aspak të mirëpritura. I gjithë synimi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës është që të ndalojnë Serbinë të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës. Nga ana tjetër, ju ndërhyni pa pikë mëdyshje në çështjet e brendshme të Serbisë…” A.N.
Comments
Ja fytyra e vertete e"

Ja fytyra e vertete e" MIQEVE" NDERKOMBETARE.

Disa nga ne arriten ta

Disa nga ne arriten ta lexojne c'kishte pas vijave te trasha blu, duke e zmadhuar dokumentin dhe duke i dhene pak drite.

Vertete nuk e kuptoj pse eshte fshire kjo pjese, apo per te mos fyer e plagosur krenarine nacionaliste te shqiptareve per te renet?

Sidoqe te jete, ky censurim eshte i shemtuar per shtypin e lire, por edhe per popullin shqiptar nqs do te degjoje opinionin e plote te SHBA apo do t'i shohe gjerat ne sy.

Jam sh dakort qe SHBA duhet

Jam sh dakort qe SHBA duhet te degjohet si kontributori kryesor i ceshtjes kombetare shqiptare por mendoj se deklaratat e tyre per nacionalizmin shqiptar duhet te diferencojne midis deklaratave qe bejne thirrje per te drejta te garantuara te qyteterave shqiptare kudo qe ata jetojne dhe atyre qe kane per qellim nxitjen e urrjetjes .

Por duhet gjithashtu te kete edhe nje standart te njejte midis asaj qe kerkohet nga shqiptaret dhe atyre qe kerkohen nga fqinjet e tyre. Nese thuhet do ju denojme sepse mbroni lapidarin e presheves si ka mundesi qe nuk kemi degjuar asgje qe denon deklaratat e kryeministrit serb qe krahason deshmoret e Presheves me terroristet e Al Qaedes ???

Shqiptaret nuk kane perse trajtohen ndryshe nga te tjeret !

Amerikani mund te kete te

Amerikani mund te kete te drejte sa te doje por kur e fillon keshtu:

Disa fakte mbi monumentin e Preshevës: Si fillim, ai është thjesht një monument. Një pllakë me disa emra mbi të.

Po qe se ky eshte 'fakti', s'kemi gje ne vije. Per Ameriken mund te jete nje pllake me disa emra mbi te, per ne jane deshmore shqiptare qe kane dhene gjakun per lirine.

Nuk mund te jete kaq druvar nje diplomat dreqi ta haje, aq me teper nje diplomat aleat. Po t'u thuheshin lapidareve amerikane, nga nje i huaj, he mo se ca pllaka me emra jane, sa te madhe e beni, ta kishin bere si ne kohen e Westit, nje peme, nje litar, nje turme e nje i varur.

Amerika duhet te kerkoje falje per ate shprehje.

Add new comment