Si lajmet e faqes 4 të Zërit të Popullit - tallet Vehbiu me deklaratën e MPJ-së kundër Koresë së Veriut

“Ministria e Punëve të Jashtme, duke dënuar këtë akt, i bën thirrje Qeverisë koreano-veriore që të ndërpresë menjëherë këto veprime, të cilat janë provokime të rënda dhe që ndikojnë negativisht në mjedisin e sigurisë rajonale dhe më gjerë...”. Kjo është një deklaratë e MPJ për një provë bërthamore të kryer ditët e fundit nga Koreja e Veriut.
“Ja edhe një lajm tronditës: Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka dënuar ashpër provën bërthamore të kryer nga ana e Qeverisë së Koresë së Veriut. Njoftimi, i cili ka dalë edhe në faqen zyrtare të ministrisë, është rimarrë nga një numër gazetash dhe me siguri është transmetuar edhe në TV-in satelitar. Jo po ta dinë!...” – tallet me këtë reagim në blogun e tij Ardian Vehbiu dhe shton:
“Mua, që e lexova duke e shoqëruar në mendje me marshe luftarake të ekzekutuara me bandë frymore, kjo e tanishmja më kujtoi ca deklarata të njëhershme të MPJ koreanoveriore, për dhunimin e hapësirës ajrore të atij vendi nga avionët spiunë amerikanë, që i përcillte me zell të paparë “Zëri i Popullit” në faqen 4, madje edhe duke u bashkëlidhur një numër rendor: incidenti no. 2462, incidenti no. 2463, etj. Koreanët i numëronin, këta u shkonin pas avazit. Nuk di se çfarë ka pikërisht Koreja e Veriut, që ta bëjë kaq irrelevante për punët shqiptare – ndoshta distanca, ndoshta fakti që si shtet na kujton diktaturën tonë totalitare. E megjithatë, nuk pres të bëjë njeri festë në Tiranë e gjetiu në Shqipëri, ditën kur të rrëzohet Kimi i tanishëm dhe të vendoset edhe atje “demokracia”, si në Shqipëri...” a.n.
Vehbiu i plotë:
Comments
Bravi i qoftë ministrisë së
<p>Bravi i qoftë ministrisë së jashtëme për notën proteste që i dërgojë Koresë së Veriut se e regullojë mjedisin e brëndshëm dhe po i tregonë botës se si mund të mbrohet mjedisi botërorë BRRAVO</p>
Ka thënë Vehbiu dhe duhet të
<p>Ka thënë Vehbiu dhe duhet të jetë si thotë ai?! ResPublica po bini poshtë duke "promovuar" çdo pordhë të Vehbiut! Po hë çfarë pastak që ka thënë Vehbiu? Tash ky na qenka dhe diplomat?! Mjaft më me broçkullat e Vehbiut!</p>
Vehbiu? Lexues i rregullt i
Vehbiu? Lexues i rregullt i ZP....ha ha ha
Add new comment