Shkatërrimi i Spaçit sipas Lames, çështje mjerimi dhe mjeranësh

Postuar në 15 Shkurt, 2013 03:00

Fatos Lubonja ka disa ditë që ka ngritur shqetësimin e shkatërrimit të Burgut të Spaçit dhe alarmit për atë që po ndodh me këtë muze të diktaturës, i është bashkuar sot edhe Artan Lame. Por ai e sheh ndryshe.

Shkruan autori Lame në një opinion në të përditshmen SHQIP:  “Në fakt, kohë më parë kam shkruar se shumica e fshatrave përreth Spaçit i kanë gardhet me tela me gjemba të marrë nga Spaçi. Pak a shumë, sikur telat e Mat’hauzenit apo Aushvicit të grabiteshin për të rrethuar shtëpitë e banorëve të zonave përreth. Kjo nuk ndodh për arsyen e thjeshtë se atje banorët përreth nuk jetojnë në mjerim, pasi sikur të qe kështu, ndoshta edhe ata do t’i shkulnin telat e Aushvicit. Ndërsa fshatarët tanë janë në mjerim. Ndaj s’ke ç’t’u kërkosh. Tani po thyejnë edhe betonin për të marrë hekurin. Natyrisht që do ta thyejnë, sepse ata vazhdojnë të jetojnë në mjerim...”

Gazetat shkruan edhe faktin që një nga grabitësit e skrapit në Spaç, është vëllai i Ndrea Prendit. Për Lamen edhe këta të dy janë dy mjeranë: “...Vëllai i gjeneralit rron me skrap! Edhe këta të dy s’janë tjetër veç dy mjeranë, asgjë më shumë. Ashtu sikundër çdo pushtet i dhunshëm ka nevojë edhe për shefa të skllevërve, edhe këtyre të dyve pushteti u dha mundësinë të shkëputen nga masa e madhe e skllevërve për t’i shërbyer dhunës së pushtetit. Njërit i dha spaleta dhe e vuri të vrasë skllevër të tjerë; tjetrin e lejoi të nxirrte ndonjë lek me skrap...” a.n

 

Opinioni i plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/02/14/kujtesa-e-mjerimit/

Comments

Submitted by drini (not verified) on

<p>Te lumte. Arsyetim me te vertete logjik. Kur lufton per mbijetese kryesorja eshte barku jot, pastaj vlerat. Keshtu eshte realiteti, na pelqen ose jo. Le ta provojme te jetojme ne kushtet e atyre banoreve atje pastaj le te bejme moral</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.