Eduard Selami bën atë që pritej të bënte: Takohet me “mikun e tij të vjetër”, Berishën

Eduard Selami ka kryer hapin e fundit “procedurial” të riafrimit me PD-në. Ai ka takuar – këtë e thotë Panorama e sotme – kreun e PD-së, Sali Berishën, dhe këtë e ka bërë në zyrën kryeministrore. Ish eksponenti i Lëvizjes së Dhjetorit 1990 citohet të ketë thënë pas këtij takimi të pritshëm, se “gjithçka ishte në mirëkuptim; ishte një takim mes miqsh të vjetër, siç kanë qenë gjithnjë takime të tilla gjatë këtyre viteve; m’u tha se jam i mirëpritur në PD”. Dhe ka shtuar: “I jam mirënjohës për kohën që doktor Berisha gjeti për të më takuar”.
Është po Panorama, që nëpërmjet të njëjtit lajm të shkurtër të publikuar në krye të faqes 5, bën me dije se Selami ka takuar dhe Lulzim Bashën. Dy ditë më parë, ai ka takuar dhe Tritan Shehun. Siç shihet, Selami është duke u futur urtë e burë në kronikën politike të mass-medias. Edhe pak, dhe ai s’do të përbëjë më lajm. Jo për këtë arsye (rigjetjen e telave në PD), të paktën.
Re.Pu.
Comments
Sal Berisha eshte futur aq

Sal Berisha eshte futur aq thelle në pus, sa nuk ka Selam qe ta nxjerre qe andej.

Shoku Ramiz u cua nga varri

Shoku Ramiz u cua nga varri dhe tha…”Saliu duhet te tregohet me i shkathetttt…cben ai??…nuk e ka thirrur akoma Ed Selamin nga Amerika??…a fitohet fushata pa figura si ky Ed Selami? Se ne kemi kontigjente sa te duash…nga Amerika deri ne Australi…”

Cudi... Sa ishte i larguar e

Cudi...

Sa ishte i larguar e mbulonim me lavdi, dafina, dege ulliri...dhe tani qe u ekspozua e perqeshim si legen, si shtupe, si 'peshkatar', si tregetar vjetersirash, si...

Edhe pse s'doja t'i komentoja keto article me 'Selam', nuk shpetova, rashe pre e 'diktatures mediatike'...

Add new comment